Home KRYESORE “Loro Boriçi” thërret në kor “Sali Berisha, Sali Berisha”, TVSH ndërpret audion...

“Loro Boriçi” thërret në kor “Sali Berisha, Sali Berisha”, TVSH ndërpret audion (VIDEO)

Konflikti mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi disa ditë më parë për stadiumin “Loro Boriçi”, duket se nuk është harruar lehtë nga qytetarët shkodranë, të cilët janë vënë kundër Edi Ramës.

Një skenë tjetër mërie ndaj Kryeministrit është përsëritur pak para se të niste ndeshja Shqipëri-Maqedoni në stadiumin “Loro Boriçi”.

Qindra tifozë nëpër shkallët e stadiumit brohoritën në kor emrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, por menjëherë sa u dëgjuan këto thirrje, regjia qendrore e TVSH-së vendosi muzikë dhe uli audion e atmosferës nga ndeshja që pritej të fillonte.

Share: