Home KRYESORE Megi Ajtyresa per debatin me fyerje Pinderi – Doda

Megi Ajtyresa per debatin me fyerje Pinderi – Doda

Nga Megi Ajtyresa

Lexova dje dy statuse me goxha energji negative brënda dhe sigurisht me një fjalor totalisht të papërshtatshëm .

Z. Pinderi, ne të dy nuk njihemi, por ama me lejo që të të them se “diskriminimi” nuk duhet shpallur me zor.

Nëse ju flisni për njejtësi i dashur, thjesht ju duhet të punoni fort me të gjithë frikërat, problematikat që ky grup has, e mbi të gjitha me veten. Pastaj në momentin kur ato janë të lumtur me veten, kur piksëpari kanë rënë në paqe me vetveten, tjetri e humbet rëndësine e bashkë me ekzistencën e tjetrit edhe mendimi qe ka. Nuk jam pro Kristi, daljeve masive, nuk jam pro “luftrave” por ama jam pro dashurisë .

Flamujt nuk jua zgjidhin situatën, por dinjiteti absolutisht që po. Mos e shpallni veten të ndryshëm sepse të gjithë do ju shikojnë si të tillë .

Orientimi seksual është absolutisht një çështje individuale.

Unë në fakt, vi nga një familje katolike shkodrane, e rritur me gjyshe praktikante të besimit, por nuk jam homofobe. Nuk jam shumë e qartë për stilin e jetës që ato kanë vendosur të bejne, por smë intereson, është thjeshtë zgjedhje.

Nëse flet për njejtësi, ju lutem hiqini luftën dhe flamujt, dhe thjesht ndjehuni të barabartë mes të barabartëve, sepse Shqipëria nuk është vend i ashpër, madje nganjeherë është më mirekuptues seç duhet të ishte…

Unë nuk kap flamuj për t’u mbrojtur nga “diskriminimi” që me bën LGBT dhe ju nuk duhet ta beni…jemi të njejte, te gjithë njerezor me stilet perkatese te jetes, eshte kaq e thjeshtë.

Dhe per ta mbyllur, te kerkoj me miresjellje, mjaft më me keto sharjet absurde, “send to many” , e sidomos kur ne krye te rrjeshtave mbajne emrin e nje gruaje, nje nene. Duke dashur te vendosim rregull ne raportet me LGBT mos po ndikojme negativisht te te rinjt? (per nivelin e sharjeve e kam fjalen).

Nuk e njoh Znj.Doda dhe aspak nuk jam ketu per te bere avokatin mbrojtes, sepse shpesh here nuk bie fare dakort me te, ashtu siç here te tjera ndaj edhe mendime te njejta.

Ne krye te çdo problemi/ zgjidhje te çeshtjeve sociale eshte individi, njeriu. Mendoj qe sa me shume respekt, miresjellje, energji pozitive te ndajme ne me njeri – tjetrin aq me shume rrugezgjidhje do gjenden. Po nese ne do ndahemi ne bataljone, lufte, secili me flamurin e tij ne dore, e vetmja gje do harrohet eshte zgjidhja per individin. Njeriu eshte thjesht numer ne detin e madh te luftes dhe faktor i pazevendesueshem ne paqe….

Na mbetet vetem te gjejme rrugen e duhur….

Share: