Home KRYESORE Mimoza Hafizi zbardh prapaskenat e ligjit per importin e mbetjeve dhe partinë...

Mimoza Hafizi zbardh prapaskenat e ligjit per importin e mbetjeve dhe partinë e Blushit

Deputetja Mimoza Hafizi e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka mbajtur qëndrimin e saj për çështjet aktuale politike duke u ndalur tek ligji i mbetjeve, ai i arsimit të lartë dhe tek mundësia e një partie të re me Ben Blushin.

Do të doja ta nisnim bisedën nga votimi për ligjin e mbetjeve. Përse votuat kundër?

U informova nga disa shoqata në fillim të korrikut, e lexova dhe ishte copy paste i 2013 në të kundërtën e vet.

Çfarë efekti ka ky ligj?

Ligji i 2013 ndalonte çfarëdolloj mbetje. Krahasova dy ligjet të 2013 kur e shfuqizuam dhe të 2016 dhe mbeta e habitur e skandalizuar, pasi ajo që u ndalua në 2013 do të lejohej në 2016. Madje kishte nga dy nene që e agravonin situatën, pasi nëse leja në vend të qeverisë mund të jepet nga ministri i Mjedisit. Kontaktova Shalsin në korrik të 2016 dhe i thashë jam kundër dhe do të bëj betejën time, pasi po bëni një akt të gabuar. Kishin ardhur disa sqarime në grupin e PS para 21 korrikut. Ishte përpiluar nga Besnik Bare, ndërsa deputetë kërkonin më shumë sqarime. Më 21 korrik bëra debat me Shalsin në parlament dhe i kam thënë që ky ligj është i papranueshëm dhe të nesërmen na erdhi një propozim që ligjit ti bëheshin disa reformime, që mua mu dukën teknalitete. Importi i mbetjeve agravon situatën e mbetjeve në Shqipëri dhe nuk kemi siguri se cfarë mund të futet në doganat tona, sigurisht edhe argumente politik.

Cila është e keqja nëse mund të korrigjohej ligji?

Pashë si qëndronin argumentet e 2013 dhe të 2016. Argumentet e 2013 janë që importi i mbetjeve cenon situatën në Shqipëri dhe që cenon shëndetin dhe mjedisin. Prita që në 2016 të shkruhej në relacion e kundërta, ndërkohë relacioni kishte dy argumente; jemi më të perfeksionuar, pasi kemi një laborator dhe dy specialistë të trajnuar dhe një argument ekonomik, biznesi. Argumenti ishte që janë miliona euro të harxhuara dhe mijë të punësuar. Argumentet nuk qëndronin dhe nuk jam dakord.

Çfarë kishte bindëse në argumentet e 2013?

Në 2013 ishin këto që unë referova që ishin koncentrati që ne kishim dalë dhe premtuar, që do të ndalonim importin plehrave. Ishte përfundimi i një debati të madh të Shoqërisë Civile dhe politikës. Nuk ishin shkruar kaq zgjedhur,por i njihja, pasi kam qenë njëra nga firmëtarët për referendum dhe asnjëherë nuk është folur për biznes riciklimi dhe se na mungon një laborator.

Po laboratorin e keni parë?

Jo nuk e kam parë.

Po për parametrat keni dëgjuar, pasi jeni edhe fizikante?

Ai tha detektor i metaleve të rënda. Ministri e kaloi anësore dhe tha se është vetëm një laborator dedektimi i metaleve të rënda dhe tha se ka edhe laborator privat dhe në Institutin e Fizikës Bërthmore, por unë e di që nuk është bërë asnjë investim në vitet e fundit. Argumenti i laboratorit është një spekulim i madh dhe i paskrupullt që u hidhet shqiptarëve.

Në dijeninë tuaj a ka kapacitete Shqipëria?

Ka kapacitete për të dedektuar lëndët radioaktive, ka pasur bashkëpunim me doganat dhe Institutit të Fizikës 10-15 vite para. Nuk e di si mund të jetë detaji në rastin e mbetjeve, pasi llogaritet të vijnë qindra mijëra tonelata. Unë i mëshoj argumentit politik, pasi sado të kemi infrastrukturë. Nuk i besoj më vullnetit politik në Shqipëri. Jam e bindur se nëse ka presione të grupeve financiare, nuk besoj se vullneti politik e përballon. Do të ishte e vështirë nga doganat të kalonin për mish nëse aty ka mbetje, por nëse ka mbetje të rrezikshme aty është më e lehtë të thuash se aty ka mish. Kur ke mbetje, të futësh edhe të rrezikshme kjo është më e lehtë. Ky ligj krijon kushtet për të abuzuar.

Cfarë shikoni, cili është rreziku i pasojave të vendimit, të mjedisit dhe politike?

Këtu mund të ndodhë gjithçka. Nëse ka presion për mbetjet e rrezikshme nuk besoj të ketë ndalesa, barrierë për t’i penguar. Imagjinoni nëse futen mbetjet e rrezikshme do të ishte rrezik i madh. Në momentin që lejon mbetjet e parrezikshme, ekziston frika për të parrezikshmet, por këtu mund të varrosen në shpejtësi. Ndoten ujërat, deti, lumenjtë dhe tokat, e gjithë kjo situatë më fut shumë frikë duke parë cfarë qeverisje kemi, e cila ka degraduar në të gjitha fushat.

Lumenjtë janë transportuesit e mbetjeve dhe derdhen në det. Një zgjidhje duhet…

Kjo nuk ishte zgjidhje. Ne kemi një biznes riciklues, që e respektoj, por kam frikë se kanë investuar në mënyrë të pabazuar ose në bazë të premtimeve politike.

Kemi 50 benzinata në Tiranë- Durrës, e njëjta edhe me ricikluesit?

Ndoshta benzinatat e nxjerrin vlerën, por ky biznes do që të fitojë më shumë se kaq. Nga 2013 që u mor vendimi për të mos futur plehra, ata të mos kenë vazhduar të investojnë. Por nëse kanë vazhduar investimin, ose kanë pasur një premtim politik, që më duket e paligjshme dhe e pamoralshme.

Pra industria duhet të punojë vetëm me mbetjet shqiptare?

Së pari me mbetjet shqiptare, pastaj nëse shqiptarët e vendosin për mbetjet e huaja, ta vendosin ata me referendum. Kthimi i ligjit është paturpësi e politikës ndaj popullit të vet.

Si iu duk protesta të enjten para parlamentit?

Mendoj se kishte pak njerëz, se nuk pati kohë të sensibilozhet. Para 3 viteve pati kohë dhe njerëzit e morën energjinë për të dalë. Njerëzit e kanë të vështirë të protestojnë, pasi e kanë humbur besimin se protesta mund të zgjidhë problemin. Njerëzit që ishin aty ishin kurajozë.

Si e gjykoni procedurën që u ndoq, në kulmin e debatit për drejtësinë dhe pushimet e verës dhe nga tre deputetë dhe jo nga qeveria?

Procedura nisi si një hile. Ishte planifikuar në 21 korrik kur do të bëheshin ndryshimet kushtetuese, që do të miratohej varianti i parë. Autorët politikë u morën me reformën në drejësi dhe do të ishte e sforcuar të kalonte, por edhe mund ta kishin bërë edhe atëherë. Nëse me 21 do të kalonte varianti i parë dhe më pas do ishte përpunuar dhe do të kalonte varianti i dytë dhe nuk prek aspak rrezikun dhe kontrollin dhe faktin që cenon mjedisin.

Si e mendoni zgjidhjen?

Unë kam bërë si politikane dhe them që do të jem në krah të përpjekjeve për ta ndryshuar situatën, por do të kisha dashur që shqiptarët të reagojnë, pasi Shqipëria është e të gjithëve. Nuk mund të lihet pesha e cdo veprimi te 2-3 shpatulla.

Në çfarë pike është mundësia e krijimit të një partie me Blushin?

Kemi qindra njerëz që janë afruar përgjatë këtyre muajve, kemi kontaktuar shumë njerëz që kanë dashur të na kontaktojnë. Nëse arrijmë në një konkluzion ky do të jetë një konkluzion i përbashkët i gjithë këtyre njerëzve që kanë kontribuar. Ne jemi në diskutim se si do të ishte organizimi i brendshëm, rregullat e demokracisë apo programi politik, nëse biem dakord me këto terma dhe nëse e shohin që realiteti shqiptar është i kapshëm nga kjo që propozojmë ky do të jetë vendimi kolektiv i njerëzve që janë afruar, ndaj dhe nuk mund ta jap unë këtë vendim.

Nga deputetët vetëm ju dhe Blushi jeni në këtë komunitet?

Jemi vetëm unë e zoti Blushi. Nuk ka qenë i përjashtuar askush pasi ka qenë një diskutim tepër i hapur. Me kënaqësi e them që njerëzit që janë ofruar janë njerëz krejt të rinj. Janë intelektualë që u dhimbset atdheu i tyre, janë njerëz të shtresës së mesme që nuk kanë nevojë për politikën sepse e sigurojnë jetën e tyre në mënyrë krejt normale.

Diskuret e Blushit nuk janë të shtresës së mesme janë më tepër të një të majte të pastër, si qëndron kjo?

Dua të ndaj programin me njerëzit që janë aktivist. Nuk them që votuesit, nëse kjo forcë krijohet do të jetë vetëm shtresa e mesme, unë thashë që njerëzit që na janë bashkuar i përkasin kësaj kategorie. Kjo më kënaq sepse deri më tani njerëzit i bashkoheshin politikës për interes tek ne janë afruar njerëz që e kanë një punë. Problemi më i madh është polarizimi skajor mes të varfërve dhe të pasurve. Shqipëria nuk mund të ecë përpara nëse nuk fuqizohet shtresa e mesme?

Merrni pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS?

Jo, kam që në majin e 2016-ës kur kam pasur një konflikt me kryetarin që nuk më la të flas në mënyrën më arrogante dhe qysh atë ditë jam larguar nga këto mbledhje.

E konsideroni veten deputete të pavarur?

Unë formalisht jam pjesë e grupit por kjo nuk më ka kufizuar të kem mendime të pavarura dhe të mbajmë qëndrime të ndryshme për ligje që cenojnë interesat publike.

Në raste të tjera kur është votuar kundër mendimit të grupit ka pasur përjashtime, je keni mbetur pezull?

Nuk e di se çfarë mendojnë por kjo nuk kushtëzon fare pozicionin tim politik.

Kur duhet ta merrni një vendim nëse duhet krijuar partia?

Jemi në fazat kur po shqyrtojmë statutin e organizmit të brendshëm të partisë dhe dokumenteve të tjera. Nëse grupi i njerëzve që na është bashkuar gjykojnë se me këtë pozicion mund të jemi një opsion i suksesshëm në mjedisin shqiptar do ta finalizojmë. Në të kundërt do të ndryshojmë dokumentet ose jemi të parakohshëm dhe nuk është koha e duhur.

Në çfarë mënyrë tjetër?

Këtu nuk është problem im personal. Nuk e bëjmë këtë diskutim për të patur mundësinë të vazhdojmë të jemi në politikë. Ose do jem në politikë për të bërë atë që duhet të bëj, ose do të tërhiqem të bëj gjëra të tjera në jetë. Nëse do të kishim lirinë parti nuk do të ishim larguar dhe diferencuar nga grupi parlamentar ku ishim.

Thatë që po hartoni një projekt-statut, ka ndonjë gjë ndryshe nga partitë tradicionale?

Ajo që ne synojmë është demokracia direkte, që çdo anëtar të shprehet për shumicën e vendimeve megjithatë nuk dua të zbuloj diçka që është kontribut i shumë njerëzve ndaj le t’ia lemë kohës.

Share: