Home KRYESORE “Mjekim i pakujdesshëm”, ja dosja e Prokurorisë për mjekët e “Koço Glozhenit”

“Mjekim i pakujdesshëm”, ja dosja e Prokurorisë për mjekët e “Koço Glozhenit”

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Glozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se: Ne daten 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin­Universitar Obsetrik­ Gjinekologjik “Koco Glozheni” eshte konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e femijes se saj seksi femer.

E ndjera A. C., e cila ishte ne muajin e 9 te shtatezanise, eshte paraqitur ne date 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin­Universitar Obsetrik­ Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje te rende shendetsore e shoqeruar nga te aferm te saj.

Ne vijim, e ndjera eshte vizituar nga mjeket obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., te cilet, pasi jane konsultuar ndermjet tyre, pavaresishte gjendjes se rende te pacientes, e kane derguar pacienten per nje kontroll ne QSUT per konsulte kardiologu.

Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pneomologu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin­Universitar Obsetrik­ Gjinekologjik, “Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.

Pas mberritjes ne Spitalin­Universitar Obsetrik­ Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth ores 04.00 ne gjendje shume te rende shendetesore, e ndjera i eshte nenshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( femija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte iniciuar nje nderhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kesaj nderhyrjeje./opinion.al

Share: