Home KRYESORE Neranxi: Largimi me barrele i biznesmenit akuze per shtet te paafte dhe...

Neranxi: Largimi me barrele i biznesmenit akuze per shtet te paafte dhe te korruptuar

Nga Nikollaq Neranxi*

Pamjet e biznesmenit libanezo amerikan Fadi Mitri i cili largohet me barrele nga Shqiperia, jane sherbimi me i keq qe mund ti behet imazhit te vendit tone, megjithe propagandat joshese se ne japim per te huajt, toka me 1 euro metri katror!

Une nuk e di se cila eshte arsyeja e dhuninit te nje biznesmeni, por njoh shume mire fajtorin dhe ai eshte shteti shqiptar.

Ne rastin me te mire, shteti ka qene i paafte per ti siguruar nje sipermarresi te huaj qetesine dhe sigurine per te bere punen e tij, duke lene te hapura plage si ajo e tjetersimit te titujve te pronesise, por edhe probleme te tjera te panjohura akoma.

Ndersa ne rastin me te keq, ky shtet eshte i korruptuar dhe po ben cdo gje qe te perzere nga ky vend sipermarresit, sepse parate e droges duhet te investohen diku.

Ne te dyja rastet, ky eshte nje lajm i keq per cdo njeri te ndershem qe ngul kembe se ky vend nje dite do behet dhe ka vendosur ti investoje ketu parate e te mos levize, por eshte lajm i keq edhe per cdo qytetar te thjeshte qe sheh se jeta e tij po i rrenohet per dite. Nderkohe po pres te prononcohet ndonje koke e kombit per kete ngjarje te shemtuar!

*Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise

Share: