Home KRYESORE Pazari CEZ-DIA dhe “kumbarët” e Metës President

Pazari CEZ-DIA dhe “kumbarët” e Metës President

Çështja DIA dhe Katriot Ismailaj janë kthyer në vëmendje pas dëshmisë së dhënë nga ish-juristi i kompanisë, Romeo Karaj që akuzon administratorin e DIA-s se ka gënjyer për partneritetin me një kompani amerikane dhe ka manipuluar shifrat e mbledhjes së borxheve të CEZ.

Faktet e bëra publike nga ish-juristi i Ismailajt nuk rëndojnë vetëm pozitën e këtij të fundit, por edhe të ministrit Gjiknuri, i cili u shpall si heroi i marrëveshjes së mirëkputimit mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Megjithatë çështja në ngarkim të ministrit është pushuar nga Prokuroria ndonëse Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi ministrin dhe avokaten e Shtetit për një dëm mbi 400 milionë euro.

Dyshimet janë të forta se Prokuroria (Adriatik Llalla) ka vepruar nën ndikimin e fortë të segmenteve të mazhorancës për të mos prekur karrierën e ministrit aq më tepër kur veprimet e fundit politike të partisë së ministrit Gjiknuri çojnë drejt imunitetit politik Ilir Metën, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i Kastriot Ismailajt dhe të akuzuar nga të dyja palët për vjedhje e implikim në aferën CEZ-DIA.

Nga selia e Partisë Socialiste së fundmi ka ardhur konfirmimi se Ilir Meta është një kandidaturë e fortë për president, me shumë gjasë e pranuar edhe nga Partia Demokratike që vlerësoi rolin e tij konsensual në miratimin e reformës në drejtësi.

Në këto kushte Ilir Meta e ka rrugën të hapur për të shkuar në Presidencën e vendit dhe kësisoj të fitojë mbrojtjen politike që i nevojitet me garancinë e një pazari që mban në lojë jo vetëm ministra si Gjiknuri, por edhe aktorë të tjerë majtas e djathtas të implikuar në çështjen CEZ-DIA./respublica.al

Share: