Home KRYESORE Perse i nevojiten taksistët një kryeministri qe ka këshilltare te shumte!?

Perse i nevojiten taksistët një kryeministri qe ka këshilltare te shumte!?

Kryeministri Edi Rama sot në një takim me maturantë të shkëlqyer, duke shpjeguar se si i ndjek zhvillimet politike dhe sociale në vend tha diçka të pazakontë.

Duke dashur të tregojë se jeton me popullin dhe shqetsimet e tij të përditshme si dhe me synimin që të marrë live mendimin e popullit, tha:

“ Dal natën, fshehur rojeve kryeministrore, dhe hypi në taksi. Eci nëpër Tiranë, kuvendoj me taksistët” dhe shtoi se “nëse don të marrësh vesh se çka thuhet në popull duhet të ecësh me taksistë. Ata dëgjojnë dhe thonë gjithçka”.

Perse i nevojiten taksistët një kryeministri qe ka këshilltare te shumte!?

Nje veprim i tille tregon se kryeministri e zgjedh stafin e tij jo qe ti thone te vertetat e shoqerise e te njerezve te cilet u paguajne rrogat atyre dhe vete kryeministrit! Atejere lind e drejta te themi se ne rastin me te mire Ai zgjedh nenpunesit qe ti thone ato qe deshirojne veshet e tij delikate te cilat me pas percjellin edhe nervozizem dhe, ne rastin me te keq qe ta “genjejne” ate… e pastaj ti korrigjoje me ate qe i tregojne taksitet e rastesishem!

Pertej kesaj kryeministri yne duket se nuk u beson as mediave, atyre te cilat per interesa i thurrin elozhe punes se tij te lavdishme, por per fat te keq nuk u beson aq, sa taksisteve, as atyre Mediave, apo portaleve kritike, te cilat nuk i duron dot fare, po fareeee!

Por ne fakt problemi nuk është se pse Kryeministri lëviz në taksi natën, apo pse nuk i beson punes se nepunesve te tij te selektuar nga reforma qe e ka shitur vete si me te miren ne te gjithe boten, por te fakti sepse Ai i paguan ata me rroga te majme nga taskat e qytetareve shumica e te cileve nuk e kane lluksin te perdorin taksi, por vetem autobuzet me bileta me te shtrenjta se sa para pushtetit te tij…

Share: