Home KRYESORE Qeveria Rama 1, nga gremina, përsëri në prehërin e Metës

Qeveria Rama 1, nga gremina, përsëri në prehërin e Metës

Nga Artur ZHEJI

Rama po luan vërtet bukur politikisht. Eksperienca tashmë e gjatë në politikë e ka mësuar se çdo gjë: “e ka një Çmim” në këtë fushë dhe jo vetëm. Dhe ai është aty, i gatshëm të ofrojë, të shpërndajë, të bëjë presion, të tërhiqet, të punojë mjeshtërisht, mbrapa, poshtë, anash, sipër apo poshtë.

Në Korrik kaloi një periudhë të vështirë. Ilir Meta nuk i hapte telefonin dhe pati të paktën 3 takime me liderin e Opozitës Basha. Takime të deklaruara, por edhe kokë më kokë. Takime që ripërtëritën marrëdhëniet e ftohura Basha-Meta. Madje u duk në një moment se marrëdhëniet Basha-Meta, morrën një “impuls të ri!”

Befas, në temperaturën e lartë, provokuar edhe nga agresiviteti i tepërt dhe i panevojshëm i Ramës, për çështjen e Reformës, nga rrethi i Metës, por edhe vetë kryetari i LSI, plasi bombën e Qeverisë Teknike, pa Ramën kryeministër.
Situata atë bot’ u bë vërtet e nderë dhe dukej sikur qeveria Rama ishte në “count down”, numurimi mbrapsht pra kishte filluar.

Me të drejtë, qeveria Rama 1, quhej e rënë. Në përllogaritjet që bëheshin, punët ishin fare keq për kryeministrin. Doli madje në skenë edhe deputeti Lad Kosta, që deklaroi tërheqjen nga Grupi Socialist. Koço Kokëdhima denoncoi besëthyerjen e Ramës dhe bëri të qartë se të gjithë ata deputetë që i referoheshin Kokëdhimës në karrierë, nuk do ta ndihmonin Ramën në këtë situatë.

Përkundrazi.
Mendohej se Ben Blushi dhe deputetja Hafizi, ishin dhe ato 2 vota Kundër këtij kryeministri dhe kundër këtij “kryetari partie ilegjitim”.

Gremina e Qeverisë Rama 1, ishte disa centimetra afër dhe vetë Rama jepte shenja mungese të theksuar ekuilibri politik, duke përdorur dhunë verbale të egër dhe asapk origjinale. Plasi si për dreq edhe skandali i Përgjimeve, shkarkimi dhe riemërimi i Drejtorit të përgjithshëm të poicisë, Çako.

Në këtë klimë, Meta, mendohej se fillpas votimit të reformës në Drejtësi në parim, do ta shtynte Ramën edhe ato pak centimetra, që kishin mbetur dhe qeveria, do të rrokullisej pingulthi.

Por ndërkohë kishte filluar “Kundër-Loja”. Flitet edhe për një aktivitet të fortë të ambasadave, që mbas votimit të Reformës, donin stabilitet qeverisës, Kuvend të mbledhur dhe votime të tjera.

Pastaj, si një film me kartona, u kthye çdo gjë mbrapsht me replay, si gaforrja. Blushi u zhduk dhe u tret politikisht dhe shkëlqeu me heshtje. Hafizi, shumë më dinjitoze se Beni, heshti edhe ajo si me magji.

Vladimir Kosta, bëri një kafshim të vockël për Erion Braçen, tundi dynjanë me jevgun e Beratit dhe dikush e qetësoi. Dhe Lad Kosta nuk u duk më.
Në skenë dolën edhe të paktën 3 deputetë të PD. Me qëndrim “proPerëndimor” të spikatur dhe të distancuar nga Lulëzim Basha.

Vota e tyre shënohej nga mjeshtrat përkatës të llogarive, pro qeverisë Rama 2, pa Ilir Metën. Po ashtu edhe Blushi, Kosta, Hafizi.

Por PDIU, ishte padyshim me një grup të rritur deputetësh në pesë, me kalimin e Dodës nga PD me Idrizin, që bënin kalimin e masës kritike të rrezikut dhe i afrimit të numurit 71.

Për garanci, menaxherët e supermarketit të Deputetëve, thuhet se “kapën” dhe futën në thes të paktën 2 deputët të LSI, ndërsa një i tretë, lëkundej për arësye të njohura ideologjike super të Majta.

Situata u përmbys dhe Rama e pa veten mbi një gomone 72 vendeshe, që mund të mbante deri në bregun e ishullit 2017.

Nga kjo gomone, si në filmat me kartona, duke se i nxorri gjuhën të gjithë atyre që e llogarsnin për të rënë!

Mosketierët që Mbreti thirri për ndihmë kundër këtij “konspiracioni” ishin sipërmarrës dhe deputetë. Thuhet se ishin, Sadri Abaza, Tomë Doshi, Vangjush Dako dhe të tjerë të një prerjeje më të vogël.

Mbasi “nxorri gjuhën”, kryemninsitri priti lëvizjen e aleatit “armik”.
Aleati “armik”, Ilir Meta, ruajti të paktën gjakftohtësinë dhe peshoi matjen e forcave. Një matje realiste forcash, që ishin praktikisht në disfavorin e tij. Meta pa, armiqtë fajalëbukur dhe kapriciozë të Ramës, kokëulur dhe të vendosur në rresht.

“Gjeneralë” të vetgraduar të tillë, në rresht si ushtarë. Pa dhe të tjerë. Të përbetuar kundër Ramës, por jo kundër pushtetit, në krahun e Ramës dhe mori me sa duket një vendim: Që të mos merrte asnjë vendim! Duke nxjerrë zbuluar të gjithë ata, që natën vizitonin Ramën dhe ditën e sulmonin publikisht.

Nuk ka asgjë të lavdishme në lëvizjen e Metës, por ai zgjodhi lëvizjen më të dobishme. Për vete, për grupin e vet politik që nuk e dërgoi të binte therror dhe … për “stabilitetin” e vendit./360grade.al

Share: