Home KRYESORE Ruli merr në mbrojtje Bashën: Betejën e kemi me kundërshtarin jo me...

Ruli merr në mbrojtje Bashën: Betejën e kemi me kundërshtarin jo me veten.

Nga Maliqi ku ishte për një takim me struktura të PD-së, deputeti Genc Ruli ka marrë në mbrojtje kreun e partisë, Lulzim Basha, i cili kohët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve në Dibër.

Ai thotë se demokratët s’e kanë betejën me veten e tyre por me kundërshtarin, duke shtuar se fushata e vitit 2017 do të jetë më e vështira në këto 25 vjet për PD-në.

“Partia Demokratike duhet të jetë përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin qe nuk ka dalë nga vota. E majta e vërtetë është më e zhgënjyera, sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe, por kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëqoftëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtet, jemi vetëm ne, PD”, citon “Panorama” deputetin Ruli.

Një ditë më parë gjatë një interviste televizive, deputetja Majlinda Bregu është shprehur se zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ishte një gabim, ndërsa theksoi se partia ishte më mirë kur drejtohej nga Berisha.

Share: