Home KRYESORE Sherr për xhelozi, shqiptari masakron me thikë një italian

Sherr për xhelozi, shqiptari masakron me thikë një italian

Një sherr i nisur për shkaqe xhelozie ka përfunduar me një të vrarë dhe një të arrestuar. Bëhet fjalë për një italian 40 vjeç i cili ka humbur jetën në mesnatë, rreth orës 23:30 minuta ndërsa policia thotë se ka vënë në pranga të dyshuarin, i cili është një shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bresso, Milano, Itali, në një sallë lojërash. Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka goditur rivalin e tij italian me thikë.

Policia thotë se ka vënë në pranga shqiptarin, i cili ka pranuar krimin e bërë. Sipas të dhënave të para të policisë, shqiptari e ka goditur me thikë disa herë 40-vjeçarin italian, i cili më pas ka humbur jetën në spitalin e “San Rafaele”.

Share: