Home KRYESORE Spiropali: Ja pse nuk e lajmëruam Kokëdhimën per mbledhjen e Kryesisë

Spiropali: Ja pse nuk e lajmëruam Kokëdhimën per mbledhjen e Kryesisë

Ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ishte pjesë e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk ishte vënë në dijeni për mbledhjen.

I pyetur për ‘News24’, Kokëdhima theksoi se: “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”. Mësohet se Kryesia e PS u mblodh në orën 18:00 për të diskutuar projektligjet që do të dërgohen në Kuvend ditën e enjte.

Ndërkohë, e pyetur nga ‘BalkanWeb’, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se kjo eshte nje mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari. “Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali për ‘BalkanWeb’.

Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama. Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, dhe ligji për kamerat e sigurisë.

Share: