Home KRYESORE Top Channel shkarkon Mentor Kikian!?

Top Channel shkarkon Mentor Kikian!?

Mentor Kikia, tashme idh kryeredaktor i Top Channel, njëri prej shtyllave të televizionit, i cili nisi në Top me lindjen e vetë televizionit, është shkarkuar sot dhe të gjitha edicionet e lajmeve ia kanë ngarkuar kryeredaktorit tjetër, Altin Kreka.

Mentor Kikia është një nga emrat më të zëshëm të shoqërisë civile dhe i pranishëm në shumë prej debateve publike në vend. Perqasje.com i boton me kenaqesi opinionet e goditura te penes se tij kritike, por sipas disave, mesa duket përplasja e fundit me Anika Doklen, vajzën e Namik Dokles, të cilë e akuzoi për ryshfet, ka qenë ajo që i ka kushtuar largimin.

Ne fakt, duket absurde se qendrimi i Kikias ndaj mjekes Anika Dokle nje kritike e qeverise se Edi Rames, pavaresisht urtesise se babait te saj deputetit me te vjeter socialist, te ishte shkak per kete shkarkim nga nje Tv pro qeveritar!

Ka mendime se kjo duket të jetë një shkak i gjetur, pasi prej kohës marrëdhëniet e tij me drejtorin e rikthyer të informacionit në Top Channel, Sokol Balla, nuk ishin të mira. Ata kanë pasur probleme editoriale, pasi Kikia ka dalë shpesh nga vija politike e televizionit.

Është Sokol Balla i cili ka kërkuar shkarkimin e tij. Vetë Kikia shprehet për dritare.net se nuk ka një komunikim zyrtar dhe situata e marrëdhënies së tij me Top Channel është komplet e paqartë, por shton se nuk ka asnjë lidhje mes debatit me Anika Doklen dhe shkarkimit të tij.

Share: