Home KRYESORE Trondit Artan Hoxha: Mos gërmoni në celularët e mi, komprometohen nga Kryeministri...

Trondit Artan Hoxha: Mos gërmoni në celularët e mi, komprometohen nga Kryeministri e poshtë!

Gazetari investigativ rrëfen 3 orët e shoqërimit gjatë mbrëmjes në Prokurori pasi deklaroi në emisionin Opinion, se piloti italian Guido Andrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.

Ndërsa për prokurorinë kjo përbënte shkelje të sekretit hetimor, gazetari Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, gazetari Hoxha tregon gjithçka ndodhi atje dhe pretendimet e grupit hetimor.

Për Hoxhën është absurditet shoqërimi i tij në Prokurori dhe lirimi i pilotit, ndërsa apelon që të mos rrëmohet në celularin e tij pasi mund të ketë fakte që kompromentojnë figura të larta politike.

“Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e “Baba Takut” do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6”, tha ai./360Grade.al

Share: