Home KRYESORE VIDEO/ Ja si u vra 18-vjeçari në Pogradec pas sherrit për një...

VIDEO/ Ja si u vra 18-vjeçari në Pogradec pas sherrit për një vajzë

Publikohen pamjet e rënda nga ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vrarë 18-vjeçari Fabio Hila. Në video duket momenti, kur viktima, sipas raportuesit, gjuan me karrige autorin Fabian Muçollari. Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngrihen dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov. Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij). Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.

Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Fabian Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë./Lapsi.al

Share: