Home KRYESORE VIDEO / Polici i vendos gjobë makinës, kuksiani e kërcënon! Nuk do...

VIDEO / Polici i vendos gjobë makinës, kuksiani e kërcënon! Nuk do e besoni cfare i thotë!

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit, ku dy kuksianë kanë dhunuar dhe kërcënuar një polic rrugor, pasi ky i fundit ka tentuar t’ju vendosë gjobë për bllokim rruge automjetit të tyre BMW X5!

Sic shkruan “Jeta Osh Qejf” dy të rinjtë kuksianë afrohen pranë policit dhe duke e prekur dhe shtyrë me duar, ata e kanë kërcënuar që të mos vendosë gjobë, ndryshe do i ketë punët keq.

Duket se situata është tensionuar aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar.

Njëri nga djemtë, duke e shtyrë i ka kërkuar policit që të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe.

Në video të publikuar nga “Jeta osh Qef”, shihet sesi dy kuksianë me një BMW X5 dhunojnë e kërcënojnë një polic të rrugores, pasi ai tentoi t’u vendosë gjobë për bllokim rrugë.

 Video:
Share: