Home KRYESORE VIDEO/Sherr i rëndë mes gjimnazistëve në Elbasan

VIDEO/Sherr i rëndë mes gjimnazistëve në Elbasan

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Siç duket në video, tre vajza dhe dy djem kanë ushtruar dhunë ndaj një të riu, të cilin e kanë thirrur për t’u “sqaruar”.

Nuk dihet shkaku që ka çuar në përdorimin e dhunës së këtyre të rinjve ndaj djalit, por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar. Fillimisht flet njëra nga vajzat, e cila shprehet se quhet Megi, ndërsa më pas të dyja fillojnë t’i gjuajnë me shqelma. Menjëherë vajzave iu bashkohen edhe dy djemtë dhe më pas afrohet edhe një vajzë, e cila e godet djalin me një shkop.

E gjithë skena e dhunës është filmuar nga një tjetër person, ndërsa pas grushteve e shqelmave shihet personi i dhunuar që arrin të largohet me vrap.

Media

Share: