Home KRYESORE 100 mln lekë gjobë biznesit, edhe pse konform rregullave

100 mln lekë gjobë biznesit, edhe pse konform rregullave

Presidenti i një kompanie private në qytetin e Kavajës ankohet në emisionin “STOP” për një mega-gjobë 100 milionë lekëshe, që i kanë vënë në mënyrë arbitrare. Në vitin 2013 është gjobitur për mungesë leje ndërtimi, ndërkohë që një dokument të tillë e disponon, që prej vitit 2011. Disa vite më pas, Presidenti i “Leader Color”, Kadri Kodra, thotë se përmbarimi po i bllokon gjithë aktivitetin mbi bazën e një gjobe arbitrare. “Stop” interesohet pranë INUK-ut të Durrësit, por në këtë institucion pretendojnë, se dokumentin ndëshkues ia kanë dorëzuar një punonjësi…fakt ky që hidhet poshtë nga presidenti i kompanisë.

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Jemi 3 vëllezër, kemi blerë një tokë rreth 4 mijë e ca metra, me çertifikatë, me çdo gjë të rregullt dhe kemi bërë një kërkesë për leje ndërtimi të këtij objekti bashkarisht 3 vëllezër dhe kemi në komunën e Luzit në Kavajë.”

Në çfarë viti ju keni aplikuar për leje ndërtimi?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “ Leja e ndërtimit është aplikuar në 28.09.2011. Kjo leje është për kapanonet që kemi bashkarisht, një është dhe tjetri është dopje dhe e kemi të gjithë me leje ndërtimi KRRT-së të Rrogozhinës çdo gjë është e rregullt. Më kanë ardhur kontroll këto të INUK-ut në objekt dhe kanë konstatuar që ndërtimi është pa leje sipas tyre. Ata kanë thënë që ne e kemi lënë në objekt, ku është edhe kjo këtu, procesverbali i akt-konstatimit. Në aktin tjetër është një gjobë e bërë në Tiranë nga kryeinspektori nuk e di kush është, kush është ky zotnia këtu se e ka shkruajtur Edmond, nuk e kuptoj. Rreth 100 e ca milionë lekë të vjetra gjobë. Gjoba është 100 e ca milion lekë.”

Për çfarë arsye vendoset kjo gjobë?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Për ndërtim pa leje të Leader-Color-it. Kur në të njëjtën kohë Leader-Color është subjekt SH.P.K, nuk është pronar dhe nuk është asnjë gjë në këtë objekt.

Deri në këto moment që ne po flasim, në çfarë faze janë proceset gjyqësore që ju po ndiqni ?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Pas fazës që zoti Bari Shyti, gjykata i dha të drejtë INUK-ut, ne e apeluam. Apeli nuk e mori në shqyrtim dosjen tonë, aktin tonë sepse e quajti të pavlerë për mungesë provash. Nuk e kuptoj se pse .”

Në qoftë se INUK pretendon dhe vendimet e gjykatës pretendojnë që ky ndërtim është pa leje, pse nuk kanë ardhur që ta prishin që kur është konstatuar ky ndërtim pa leje ?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Këtë nuk arrij ta kuptoj dhe unë që jam pronar i objektit fizik. Nuk arrij sot e kësaj dite ta kuptoj si nuk vjen INUK ta prishë deri sa ka një gjobë të tillë .”

Pas kësaj, “STOP” iu drejtua Inspektoriatit Kombatër të Mbrojtjes së Territorit, Durrës.

Ky subjekt e ka lejen, ja ta tregoj dhe lejen.

INUK: “Ne kemi qenë edhe në gjykatë, varet kur e ka paraqit lejen”

Në radhë të parë është gabim pasi është vënë në emër të Leader Color-it. Leader Color-i s’ka lidhje fare. Në qoftë se vihet gjoba i vihet personit që ka truallin që bën ndërtimin pa leje. Se psh . Leader Color-i mund të jetë me qira në këtë subjekt dhe i delegohet atij gjoba. Është leja dhe këtij i ka ardhur një gjobë diku tek 100 milion-shi. Ju keni qenë në objekt? Keni kontaktuar me dikë, me pronarët ose me kë keni kontaktuar?

“Me ata punëtorët që kanë qenë aty. Ishte përgjegjësi i punës, brigadieri, ca ishte aty.”

Presidenti i kompanisë private, Kadri Kodra, me telefon: “Jo unë nuk kam asnjë informacion që ka qenë inxhinieri sepse inxhinier nuk ka në objekt dhe ka qenë teknik ndërtimi dhe nuk ka qenë në objekt. Zotërive thuaji që po e patë që kanë lënë dhe firmosur, ai zotëria duhet të na e paraqesë me dokument sepse unë nuk e di.”

Ky procesverbal që ishte i rregullt, minimalisht duhet të ishte emri i pronarit që duhet të ishte shkruar, dhe më pas nëse lihet në objekt refuzohet të firmoset apo jo.

INUK: “Ju i mëshoni akoma atij fakti. Ne kemi qenë vetë prezentë aty.”

I mëshojmë sepse leja është nxjerrë në 2011, gjoba është paraqit në 2013. Ka dy vite para që është i pajisur me leje dhe është konform gjithë rregullave.

“E kemi njoftuar që ti brenda 10 ditëve duhet të depozitosh dokumentacionin në Tiranë.”

Ku e ke njoftuar? Më jep një shkresë që ai ka marrë informacion? Ai është në një proces gjyqësor, nesër pasnesër mund ta fitojë, dhe mund të mbash edhe ti përgjegjësinë që ke firmosur këtë procesverbal. Ku e ke informuar atë?

INUK:“Tashi.. e kam informuar me grupin e punës që ka qenë aty.”

Kush, një emër ?

“Përgjegjësi i grupit të punës, po s’ma dha emrin.”/tvklan.al

Share: