Home KRYESORE 3 shqiptarët e arratisur, të rrezikshëm dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka

3 shqiptarët e arratisur, të rrezikshëm dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka

Ka nga ata që mendojnë se ata kanë ardhur në Shqipëri, por fytyrat e tyre janë parë në veri të Italisë. E vetmja e gjë e qartë është se 3 të burgosurit shqiptarë të të arratisur nga burgu i Rebibbia në Romë natën mes të mërkurës dhe të enjtes janë ende të lirë. Janë të rrezikshëm, të gatshëm për gjithçka dhe me bashkëpunëtorë që i ndihmojnë.

Hetuesit, pas publikimit të fotove të tyre në gazeta morën disa sinjale që po i verifikojnë me kujdes. Hetimet po drejtohen nga bërthama e policisë së burgjeve, por në ndjekjen e tyre janë të angazhuar edhe policia e shtetit dhe karabinierët që kanë ngritur postblloqe dhe po kontrollojnë persona të afërt me shqiptarët. Për tu fshehur duhen vende të posaçme dhe para dhe hetuesit po përpiqen të zbulojnë kujt i kanë kërkuar ndihmë.

Të tre kanë një kurikulum “për tu pasur zili”. Tesi Basho, 35 vjeç është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një çifti të fejuarish rumunë pas një sherri banal. Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli ishin duke vuajtur dënime për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

“Nuk kanë asgjë për të humbur, dhe mund tu besojnë mbështetësve të tyre si nga ana logjistike dhe ajo ekonomike” – thonë hetuesit.

Një hetim i brendshëm i DAP do të përpuqet të zbardhë mbi atë që ndodhi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në burgun e Rebibbia. Arratisja ishte e njëjtë me atë të dy rumunëve. Shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares së tyre në krahun G9 ku ishin futur të dënuarit me “rrezikshmëri të ulët”.

Natën e arratisjes ata kishin futur bidonë uji poshtë batanijeve në shtratet e tyre për të krijuar idenë se ishin duke fjetur. Rojet që kishin kaluar aty nuk e kishin vënë re. Në mes të natës u transferuan në këtë burg edhe 39 të dënuar nga burgi i Camerino i dëmtuar nga tërmeti. Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që shqiptarët përfituan nga konfuzioni dhe e përshpejtuan arratisjen e planifikuar që kohë më parë. /Përktheu lapsi.al, marrë nga Il Messaggero/.

Share: