Home KRYESORE AKU leviz, bllokohen salçiçe me Salmonelë në një restorant të Tiranës

AKU leviz, bllokohen salçiçe me Salmonelë në një restorant të Tiranës

Me ne fund Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po leviz dhe ka bllokuar një sasi me salsiçe, të cilat kishin prezencë Salmonele.

Sipas njoftimit të AKU salsiçet janë bllokuar në një restorant në Tiranë, i cili i prodhonte vet ato. Informacioni është marrë nga sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte prezence Salmonele.

Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në laboratorët e ISUV, është konfirmuar se salsiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezence Salomenele.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë menjëherë bllokimin e repartit të përpunimit të mishin për këtë subjekt.

Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP. Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore për konsumatorët.

Share: