Home KRYESORE Arrestohet në Vlorë ish futbollisti i Kombëtares

Arrestohet në Vlorë ish futbollisti i Kombëtares

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtori sportiv i klubit të Flamurtarit, Ardi Behari, është arrestuar nga ana e policisë. Kjo, pasi ai ka aksidentuar për vdekje një 74-vjeçar.

“Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot(dje) rreth orës 13:30 në aksin Lushnjë- Rrogozhinë. Kalimtari 74-vjeçar me inicialet N.F, banues në lagjen “Loni Dhamo” ka ndërruar jetë pas përplasjes me mjetin.

Viktima u përplas nga mjeti tip “Range Rover” me targa AA 948 LK, me drejtues Ardi Beharin, banues në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa lidhur me aksidentin vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave”, ben me dije njoftimi i policisë.

Share: