Home KRYESORE Ballauri pergenjeshtron: Nuk kam levizur, jam kunder importit te mbetjeve.

Ballauri pergenjeshtron: Nuk kam levizur, jam kunder importit te mbetjeve.

Nga Elsa Ballauri

Perpara disa ditesh, Zoti Eduard Shalsi ne emisionin Zone e Lire, duke me permendur mua, tha se kam ndryshuar mendim mbi ceshtjen e ligjit te mbetjeve meqe kam vizituar fabrikat e riciklimit. Shpresoj dhe uroj qe fjalet e tij te jene keqkuptuar, por e detyruar t’I pergjigjem pyetjeve te cuditura te miqve dhe te te njohurve qe ndoqen emisionin, dua te bej te ditur qe mendimi im per ligjin e mbetjeve mbetet I njejte si me pare. Jam totalisht kunder importit te mbetjeve megjithe respektin qe kam per punen e madhe qe bejne bizneset dhe fabrikat ricikluese. Jam gjithmone e mendimit se te gjitheve na pret nje pune e madhe per te pastruar Shqiperine dhe per te ricikluar mbetjet tona. Nje pune e cila kerkon mendje, zemer dhe krahe te forta. Le ta kapercejme kete prove dhe me pas te flasim per te tjera plane.

Share: