Home KRYESORE BEN BLUSHI ZBRITI NGA AUTOBUZI I PS

BEN BLUSHI ZBRITI NGA AUTOBUZI I PS

Nga Haberet e Mitro Cela

Në tetor të vitin 2011 Ben Blushi tha një frazë me “yndyrë”: “ Autobuzi ynë, nuk arrin i pari në stacion, jo se nuk ka rrugë, por sepse ndjekim rrugën ku na tërheq kundërshtari?!”…Pas pesë vjetëve, Ben Blushi vendosi të zbresi nga metafora që sajoi vetë.

Por mua, më shumë se sa zbritja nga autobuzi, që mund të ishte bërë edhe shumë kohë më parë, por edhe më vonë, më tërhoqi metafora. Më kujtoi një histori jo shumë të lashtë. Në vitin 2007, Ben Blushi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Grupit Parlamentar. Sebepi? Disa deputetë socialistë, u shitën për “pesë astra” dhe e shpallën Bamir Topin President.

Nuk mu duk me bereqet kjo dorëheqje. Shitblerja e deputetëve është bërë modë. Deputeti në opozitë është pjesë e sovranit. Ka halle. Ka derte. Po nuk “përdrodhe” idetë, nuk mund të bëhesh sekser për një puna në doganë, në diplomaci a në polici?!

Pasi bëri “hasha” postin e lartë, Blushi humbi, si sëpata bishtin. Natë e ditë u mor me letërsi. Kur botoi romanin: “ Të jetosh në ishull”, shtëpia botuese “Toena” i organizoi një mbrëmje të bukur. Miq e ftuar pa “doganë”. Mbi të gjithë shkëlqente busti i Edi Ramës. Isha edhe unë.

-Për të shkruar romanin,- tha Beni,- një falenderim të veçantë e kam për Edi Ramën. Ai më dha kohë për të shkruar….

Duke qënë se në atë mot, liderët nuk kishin adresë në internet, Rama ju përgjigj batutës me batutë:

-Mund të punosh i qetë edhe për romanin e dytë!

Për inat të sime vjerre, thotë sovrani, në mëri me Ramën, shkruai dy romane, edhe pse ndërroi shtëpitë botuese. Sipas Blushit, vera e mirë nuk pihet në filxhan kafeje?!

Hej bela! Na janë qepur metaforat si rodhe, dhe nuk na lënë të shohim ku fshihet “lepuri” politik. Tani që Beni po gatuan partinë, “lepuri” doli sheshit. Tha Rama:

-Blushi ka pasur dy kryetarë. Më Nanon u bë nja tre herë ministër. Nuk bëri asnjë punë. Me mua, nuk bëri asnjë punë po bëri nja tre romane… Kur të bëjë prtinë, nuk do bëjë as punë e as romane?!

Beni u përgjigj me metafora: Kryeministri është qën!…
Lumë e ledh, thotë populli. Dikur kanë qënë miq…

Share: