Home KRYESORE Blushi sulmon Ilir Meten: Si ndryshoi LSI qëndrim për plehrat 3 herë...

Blushi sulmon Ilir Meten: Si ndryshoi LSI qëndrim për plehrat 3 herë në 4 vjet

Ben Blushi ne Opinion te Tv Klan e quajti të prishur bashkëjetesën mes Edi Ramës dhe Ilir Metës e cila sipas tij mbetet vetem formalisht edhe pse vazhdojnë të rrinë bashkë aleatët në qeverisje.

“Sepse LSI është një parti që do të rrijë vetëm në pushtet dhe në këtë amoralitet e kanë shumë të lehtë të bashkëjetojnë” u shpreh deputeti i larguar nga PS duke shtuar se LSI në vitin 2011 votoi pro ligjit për importin e plehrave bashkë me Partinë Demokratike, në 2013, LSI votoi për ndaljen e importit të plehrave, ndërsa tani votoi sërish pro importit.

Sipas Blushit dhe besojme sakte e ka, gjithçka shpjegohet me mungesën e demokracisë në partitë shqiptare. Blushit e ilustroi mendimin e tij me një shembull tjetër. “Nëse Angela Merkel një ditë do të çmendej dhe do të kërkonte të votonte në këtë formë, atë do ta kishin hequr” tha deputeti Blushi.

Share: