Home KRYESORE Bollino me rruge ligjore heq nje shkrim fyes te faqes “Lolita”

Bollino me rruge ligjore heq nje shkrim fyes te faqes “Lolita”

Carlo Bollino eshte nga themeluesit e gazetarise profesionale dhe te lire ne Shqiperi qe me themelimin e gazetes Shqiptarja qe filloi si zgjatim shqiptar i nje gazete italiane historike.

Me Bollinon jane rritur profesionalisht shume nga emrat e gazetarise shqiptare dhe ai ka tejkaluar jo pak sfida politike dhe profesionale ne vendin tone i cili tashme zyrtarisht eshte edhe i tij.

Duke para deklaruar se qartazi nuk po themi se kemi te bejme me heroizem te nje personi, por thjeshte me kontribute, sot duhet ti njohim edhe nje merite ne fushen e “gazetarise on line” ne Rrjetet Sociale te cilat karakterizohen nga mungesa e rregullave, etikes dhe dominohen nga kaosi deri mendor!

I ndjere i fyer nga nje shkrim ne faqen “Lolita” ne Facebook ai ka reaguar vetem ligjerisht dhe sipas rregullave perendimore qe, sic thote vete ai, edhe ne Shqiperi jane te mundeshme e duhen respektuar si funksionale!

Ja cfare shkruan Carlo Bollino ne faqen e tij ne Facebook:

Kjo është fitorja e dytë e imja brenda 24 orëve kundër shpifësve profesionistë që fshihen brenda uebit për të ofenduar duke abuzuar me imazhin dhe emrin tim.

Të shtyrë nga zili të vogla profesionale dhe të financuar nga porositës politikë, këta pseudogazetarë goditen për herë të dytë nga rregullat e gazetarisë ndërkombëtare dhe nga Drejtësia Perëndimore.

Dje, faqja facebook Lolita kishte postuar një mesazh me përmbajtje vulgare në mbrojtje të një të ashtuquajturi gazetar H.H. ku më ofendonte mua dhe familjen time.

Brenda 24 orëve, me kërkesën time, zyra ligjore e Facebook, konstatoi shkeljen etike dhe ligjore dhe me vendim pa apelim, zhduku postimin.

Tani faqja me emrin Lolita është futur automatikisht në një “listë gri” të facebookut ku rrezikon zhdukjen e profilit nëse ripërsëritet një shkelje e tillë.

Kjo është një rrugë shumë e thjeshtë që mund të ndjekë çdo qytetar shqiptar që ndjehet i ofenduar nga piratët e uebit.

Eshtë prova inkurajuese që edhe kush jeton jeton në Shqipëri, mund të përfitojë nga drejtësia.

Share: