Home KRYESORE Bosi grek i kokainës vdes në aksident, shqiptarë ne banden e tij

Bosi grek i kokainës vdes në aksident, shqiptarë ne banden e tij

Bosi i një organizate që merrej me trafikun e kokainës dhe kanabisit në Larisa është aksidentuar gjatë mëngjesit të djeshëm (10 tetor) duke gjetur vdekjen.
Menjëherë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku pjesëtarët e tjerë të mjetit u përpoqën të largoheshin. Policia ushtroi kontroll në automjet duke gjetur një sasi të konsiderueshme droge.
Më pas, operacioni vazhdoi duke goditur organizatën me 7 anëtarë, dy prej të cilëve shqiptarë të moshës, 31 dhe 35 vjeç. Pjesë e bandës ishte edhe një i ri bullgar, ndërsa të tjerët ishin shtetas grekë.
Share: