Home KRYESORE Burrel/ Skifteri grabit Benzi C-Class, por këtë radhe nuk i del mire!

Burrel/ Skifteri grabit Benzi C-Class, por këtë radhe nuk i del mire!

Një 21-vjeçar ka thyer xhamin e automjetit të një gjyqtari për t’i vjedhur atij një iPhone-4. Ngjarja ka ndodhur në Burrel, ndërsa i riu që ka kryer vjedhjen është Arbër Cërriku.

Ky i fundit është dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Policia njofton se në momentin e arrestimit, atij i është gjetur edhe celulari i gjyqtarit.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 04:00 të datës 17.10.2016 ka thyer me mjete të forta xhamin trekëndësh të automjetit Benz C-class në bashkë pronësi të shtetasit R.K dhe të djalit të tij A.K, ku ka marrë një aparat celular I-Phone 4. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 21 vjeçarit telefonin e vjedhur”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale të “Vjedhjes”.

Share: