Home KRYESORE Bushati me Shpetim Idrizin vizite zyrtare ne Turqi? dhe Greqia, Turqia e...

Bushati me Shpetim Idrizin vizite zyrtare ne Turqi? dhe Greqia, Turqia e Kauza Came

Nga Artur Nura

Shkrimi i Stavros Cimas tek Ekathimerini, sigurisht qe nuk është publikuar ne mënyre te rastësishme. Te gjithë e dinim se identifikimi I çameve si turko-shqiptare nga ana e Greqisë ka një sfond historik dhe është përdorur ne vijimësi si një nga argumentet politik për spastrimin etnik te Camerise.

Aktualisht akoma me shume përdoret për te deligjitimuar vazhdimësinë e trashëgimisë ne trojet e tyre stërgjyshore. Ndaj, nga ana tjetër, ne planin aktual associmi I lëvizjeve te PDIU-se dhe Shoqatës Cameria me interesat e Turqisë ne rajon behet paralel me deklarimet e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan mbi ishujt e Egjeut, minoritetin turk te Trakes si dhe incidentet e avionëve luftarake ne Rodos.

Ne fakt, deri pak vite me pare, drejtuesit e atëhershme te partisë se Çameve, PDI, (Partia për Drejtësi dhe Integrim) duke i konsideruar këto qasje historike te Greqisë dhe Turqisë kishte shmangur me elegance dhe me te drejte, te gjitha ofertat qe vinin nga Akaraja për mbështetje ndaj Kauzës çame, e cila sigurisht nuk ka mundesi politike zgjidhjeje nëse nuk komplikohej me qasje te ndryshme shtetesh me konflikte te mëdha historike.

Ne atë kohe, duke i meshuar qasjes shqiptare te Kauzës Çame dhe trajtimit padrejtësisht qe i është bëre këtij Komuniteti duke e trajtuar here si Turk e here here si grek per shkak te perkatesive fetare, u zgjodhen si bashkëpunëtore ne kësaj Kauze te drejte vetem Italia dhe institucionet politike te Brukselit, kryesisht Parlamenti Evropian dhe Komisioni Europian.

Natyrshem, pala greke me këtë dinamizëm te fundit duke shfrytëzuar amatorizmin e PDIU-se, por edhe te ministrisë se jashtme shqiptare, ka për qellim te shpërqendroje opinionin publik ndërkombëtare për specifiken e ceshtjes çame si ceshtje e Kombit Shqiptar dhe e te Drejtave te Njeriut dhe te de-motivoje njekohesisht miqtë historike te Shqipërisë ne mbështetjen e tyre ndaj saj.

Jo rastësisht, këto ndodhin edhe ne kontekstin e vizitës se presidentit Barac Obama ne Athine kur dihet qe ne axhenden e vizitës veç te tjerash, është dhe diskutimi I marrëdhënieve greko-turke. Por, cfare bën Tirana zyrtare ndaj kësaj loje te forte politiko – diplomatike Greko – Turke?

Duket se ne parim vazhdon amatorizmin e saj i cili mund te rezultojë shume i demshem ndaj kauzës çame te cilin e ka ne program, kjo qeveri ta çoje drejt zgjidhjes!

Sipas burimesh te Perqasje.com ministri jone i jashtëm Ditmir Bushati ne një vizite zyrtare qe do realizoje ne ditët ne vijim ne Turqi, do marre me vete ne delegacionin zyrtar edhe nënkryetarin e parlamentit te Shqipërisë dhe njekohesisht kryetarin e PDIU-se, Shpëtim Idirizin, i cili u ankua publikisht dite me pare pse kryetari i parlamentit Ilir Meta nuk e mori ne vizitën zyrtare ne Greqi!

Nuk mund te thuhet me saktësi nëse këto lëvizje vini si rrjedhim e problematikave te brendshme te Koalicionit qeverisës dhe xhelozisë se palëve për zgjerimin e tij, por mund te thuhet me qartësi se ky protagonizem mund ti beje bindëse ne sytë e aktoreve ndërkombëtare asnjanës, akuzat e Athinës ndaj Tiranes ne lidhje me implikimin krejt te paqenësishëm te Turqisë ne Kauzën çame te drejte!

Përtej interesave partiake, mund te thuhet se ne rastin e vizitës parlamentare ne Athine me zgjedhje krejt racionale ne delegacionin tone parlamentar u morën deputete me origjinë greke te forcave te ndryshme politike. Kjo, sepse atje shkohej për negociata ne një vend fqinje me te cilin ndajmë edhe problematika. Por, a mund te themi te njejten gjë për vizitën e ministrit tone te jashtëm Ditmir Bushati ne Turqi dhe për këtë zgjedhjen e kryetarit te PDIU-se?

Me Turqinë ne nuk kemi probleme për te negociuar pervec shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore te cilat pavarësisht se nuk flitet shume, janë tejet dinamike! Perse duhet atehere ne këtë delegacion zyrtar te merret edhe Shpëtim Idrizi? Sigurisht Tirana nuk ka as tager per tu bere ndermjetese ne problematiket Turko- Greke!

Atehere pse behet kjo zgjedhje? Mos valle ka ndonjë qe do te mbështesë tezen greke se çamet ishin turq dhe kane mbetur te tille?! Mos valle ka ndonjë qe do qe kauzën çame ta trajtoje ne grupin e ceshtjeve turke me Greqine, te cekura edhe me lart dhe jo, si ceshtje e te Drejtave te Njeriut qe duhet ta gjeje zgjidhjen tek standardet evropiane te tyre?! Pse jo tek praktika e minoritetit grek ne Shqiperi dhe standardet qe ata gezojne ne republiken e Shqiperise?

Ndokush mund ti kujtoje opinionit ndërkombëtare se z. Idirizi ka qene për një legjislature te plote si zv. president i Komisionit te Drejtave te Njeriut ne Këshillin e Europes dhe, Ceshjen Çame nuk e ngriti asnjëherë atje. Sot këta tipa qe me siguri janë ne Athine, mund te pyesin pse tani kaq dinamizem apo sepse ai po mbështetet nga Turqia!?

Loja amatores-ke ne politiken e jashtme sigurisht qe përdoret nga profesionalet te cilët njohin dhe veprojnë ne mënyra shume dimensionale ne favor te interesave te tyre. Ndaj, është koha qe te demonstrohet profesionalizëm dhe racionalitet ne favor te standardeve evropiane qe te cojne drejt zgjidhjes te këtyre kauzave te drejta dhe jo, nga pasionet emocionale qe vetëm implikojnë situatat.

Sigurisht, per te mos folur për lojëra te mudeshme meskine interesash partiake te cilat kane te bejne me zgjedhjet e vitit 2017 dhe qe duhen mbajtur larg interesave kombëtare siç është edhe Kauza e drejte çame…

Share: