Home KRYESORE DILEMA E IMPORTIT TE PLEHRAVE

DILEMA E IMPORTIT TE PLEHRAVE

Nga Roland Lami

Qasja liberale

Te stimulojme importin e mbetjeve per te vitualizuar sektorin e riciklimit me avantazhet dhe disavantazhe e meposhtme:
Avantazhet

1. Nxjerim nga kriza bizneset e riciklimit

2. Rrisim te ardhurat ne buxhetin e shtetit

3. Rrisim numrin e punesimit ne kete sektor

4. Pushteti lokal eleminon shpenzimet potenciale per te ndertuar infrastrukturen e ndarjeve te mbetjeve ne burim

5. Eleminon shpenzimet per te ndertuar fushata sensibilizimi per qytetaret qe te bejne kujdes ne ndarjen e mbetjeve qe ne burim

Disavantazhe

1. Situata e mbetjeve tek ne mbetet e pandryshuar pasi askush nga bizneset nuk ka me interes te loboj ne pushtet vendore dhe qendrore per te ndryshuar situaten e mbetjeve

2. Shumefishohet volumi i “mbetjeve te mbetjeve” qe kane shkalle te larte toksifikimi duke rritur ndjeshem ndotjen ne siperfaqe toke dhe ajri per shkak te rritjes se sasirave te mbetjeve qe vijne nga importi

3. Rritet “tundimi” i doganierve ne dogana te kalojne mbetje te padeklaruar per shkak shumave maramendese qe ofrohen per te tilla sherbime

4. Kultura e pjeses dermuese te popullates vazhdon te mos ndryshoje ne lidhje me ndarjen e plehrave ne burim pasi nuk ka interes askush ti sensibilizoje

Qasja etatiste

1. Shoqeria civile ushtron presion tek qeveria qendrore dhe ajo lokale per te ndertuar infrastrukturen e ndarjes se mbetjeve

2. Ne kushtet e mos lejimit te importeve te mbetjeve rritet presioni i ricikluesve ndaj pushtetit lokal dhe qendror per te sensibilizuar opinionin publik mbi situaten e papranueshme te hedhjes se mbeturinave si dhe te formulohet nje pake fiskale lehtesuese per ta, nisur nga perfitimet mbajentale qe ka shoqeria per vazhdimin e aktivitetit te ricikluesve ne Shqiperi

3. Rritet sasia e mbetjeve ne vend per nje periudhe afatshkurter per te krijuar frymemarje per ricikluesit ne vend

4. Rritet mundesia e pastrimit te territorit nga mbetjet pasi ndertimi i infrastruktures se ndarjes se plehrave ne burim, sensibilizimi i opinionit publik, rrit mundesine e pastrimit te ambjentit krahasuar me tani.

5. Krijohet nje oligopol i tregut te riciklimit dhe falimentojne biznese qe nuk kane kapacitetet e nevojshme per te mbijetuar ne kete sektor nisur nga sasia e mbetjeve ne vend.

6. Te jemi te sinqerte asnje kompani deri tani riciklimi nuk ka falimentuar qe do te thote nje ndryshim i situates rrit akoma me shume mundesite per tu vitalizuar ky sektor

SHKURT – QEVERIA ZGJEDH RRUGEN ME TE SHKURTER PER TE ZGJIDHUR SITUATEN NEPERMJET POLITIKES LIBERALE – SHOQERIA CIVILE DUHET TA DETYROJE TE GJEJ RRUGEN ME TE GJATE POR TE SIGURTE PER SHENDETIN EDHE TE RICIKLUESVE DUKE MBROJTUR POLITIKA ETATISTE.

A JENI DHE JU DAKORD ?

Share: