Home KRYESORE Dita: Tronditëse: Zbulohet identiteti i vërtetë i Eduard Zaloshnjës

Dita: Tronditëse: Zbulohet identiteti i vërtetë i Eduard Zaloshnjës

Siç ka pohuar për rubrikën tonë kundërshtari i vjetër i Zaloshnjës, luftëtari Çingaçkuk nga fisi i Mohikanëve:

“Pasi luftrat indiane shkuan për lesh, shumë prej nesh u detyruam të hyjmë në shërbim të qeverisë federale. Kuptohet, Uashingtonit i hynin shumë në punë aftësitë e Zaloshnjës, më falni, Maguas, në përdorimin e shtizave, shigjetave dhe tomahoukut, por akoma më shumë mjeshtëria e tij e maskimit”.

Dhe në të vërtetë, Zaloshnjës i mjaftoi vetëm pak helm bretkose, pak ekstrakt nga myshku i mështeknës, një magji e vogël huronase me eshtra dreri dhe rritja e flokëve, që të shndërrohet në një shqiptar të vërtetë.

Besohet se pas angazhimit të shkurtër në politikën shqiptare të 1991-it (shihni foton mes indianëve të tjerë të infiltruar), Magua vendosi të rikthehet në zanatin e vjetër që bënte në SHBA, kur organizonte sondazhe mes fiseve Çeroki, Sjiu dhe Navaho.

zalo

Thotë Çingaçkuk: “Ju shqiptarët u çuditët me aftësitë sondazhiste të Maguas. Por mos harroni se ishin sondazhet e tij ato që na bënë lëmsh fiset indiane në Amerikë. U futëm në sherr derisa shfarosëm njëri-tjetrin. Është legjendë ajo sikur na vranë të bardhët. Jo mor vlla, Zaloshnja është fajtori!”

Gojët e Liga mësojnë se ekspozimi i fundit i Zaloshnjës me identitetin e tij të vërtetë, e ka një arsye:

Ndërsa sondazhet e tij nuk po trembin më asnjeri, Magua ka vendosur që këtë ta kompensojë me rikthimin te pamja e frikshme. Efektet e para kanë filluar të ndihen.

***

Shënim: Për të qetësuar Maguan, Gojët e Liga është rubrikë satirike, jo statistike/dita.al

Share: