Home KRYESORE Duka: Marina Vjollca është aq e bukur sa…

Duka: Marina Vjollca është aq e bukur sa…

Në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24”, presidenti i FSHF-së ka folur gjerë e gjatë për gjithçka, ku është ndalur edhe te drejtuesit e emisioneve sportive, opinionistët po ashtu edhe te komentatorët më të njohur.

Kosta Grillo – Më pëlqen komenti i tij, por kam një vërejtje: është i shëndoshë shumë.

Dritan Shakohoxha – Nuk më pëlqen si komentator, por e kam mik. Bërrtet shumë. Po ta dëgjosh nga larg, duket sikur po bëhet lojë e bukur, por nga afër nuk ka ndonjë gjë. Kur kthen kurrizin dhe e dëgjon, thua se çfarë po ndodh, shiko lojën, është e shëmtuar.

Andi Nuraj– Është shumë i informuar, më pëlqen.

Enkeleda Zeko – Nuk mund të shaj apo të kritikoj asnjë. Zeko është e vjetër në emision sportiv. Duhet mbështetur, është nga të paktat në emisionet sportive. Në shumicën e rasteve ka qenë kritike me mua, por kam marrëdhënie të mira.

Gerti Çarçani – Është realisht njohës i mirë i botës së sportit, ka drejtuar emisionin “Skaner” gjithnjë. Duket i ri, por ka mbi 20 vjet që punon në mediat sportive. E ndien futbollin, por nuk kam ndonjë “por” me Gertin, sepse nuk kam shumë marrëdhënie.

Edi Manushi – Kur shoh këtë emision sportiv, nuk e shoh fare mashkullin, Marina është aq e bukur sa…

Gëzim Sinemati – E njoh para . Ka zgjatur llojin e kondrapedalit, por në këtë këndvështrim nuk e keqkuptoj. Nuk jam specialist dhe nuk mund t’i vë notën.

Xhevdet Zeka – Realisht nuk është të njëjtin nivel dhe vjetërsi as si Sinemati, apo si Gerti apo si Shako. Por, gjithsesi në vitet e fundit, ka qenë goxha i njohur. Oponenca e tyre vjen për të ndryshuar gjërat për mirë.

Fation Shehu – Panorama Sport është gazeta më e mira në treg. Por, është opnonente dhe normal që të jesh i shitshëm duhet të jesh oponent. Por, të përdorësh në 365 ditë 700 herë fjalën skandal, është tejkalimi i fjalës etike/360grade.al

Share: