Home KRYESORE E “masakruan” pesë zviceranë, 12-vjecari shqiptar ua fali dënimin

E “masakruan” pesë zviceranë, 12-vjecari shqiptar ua fali dënimin

Fatlumi, një djalë 12 vjeçar ishte rrahur në janar të këtij viti shumë rëndë nga pesë djem më të mëdhenj se ai në oborrin e shkollës në Walenstadt të St. Gallenit, shkruan sda.ch.

Ai kishte pësuar tronditje truri dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit dhe përfundoi në spital.

Lëndimi i Fatlumit pati bërë bujë në media sepse ai kishte theksuar se ishte rrahur vetëm nga fakti se ishte me prejardhje të huaj dhe shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Por, ndonëse personat (të gjithë zviceranë autoktonë) që e kishin rrahur ishin identifikuar dhe denoncuar, ata nuk do të ndiqen penalisht. Shkak për këtë është arritja e pajtimit përmes tyre.

“Ndermjetesimi është prej shumë vitesh pjesë përbërëse e procesit të të drejtës penale për të rinjtë”; thotë një zëdhënës i prokurorisë së St. Gallenit.

Sipas tij, kur kushtet për ndërmjetësim janë plotësuar, atëherë prokuroria e njofton si viktimën ashtu dhe fajtorin, gjegjësisht prindërit e tyre. Në këto raste të dyja palët nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët.

Rrjedhimisht, procedura e ndjekjes së 5 të rinjve është ndërprerë dhe marrëveshja në mes tyre është e plotfuqishme./lapsi.al

Share: