Home KRYESORE Eda Zari e Elina Duni mbledhin qindra protestues kunder plerave

Eda Zari e Elina Duni mbledhin qindra protestues kunder plerave

Me dhjetëra qytetarë i janë bashkuar koncertit-protestë kundër importit të mbetjeve te Piramida.

Aktivistët e shoqërisë civile dhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Eda Zari dhe Elina Duni, kërkuan që të mos lejohet importi i mbetjeve në Shqipëri pasi do të shkatërronte këtë vend.

“Ne do të luftojmë me të gjitha forcat, të gjithë shqiptarët duhet të bëhen në këtë kauzë palë, për të mos lejuar politikën që të shkatërrojë jetën tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha aktivistja e njohur Kozara Kati.

Është e drejta jonë në radhë të parë si qytetarë dhe pastaj si artistë t’u themi jo mbetjeve, këtu në Shqipëri nuk ka vend”, u shpreh kengetarja e famshme Eda Zari.

Ndërsa edhe kengetarja Elina Duni tha: “Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar dhe në këtë moment po ndjehemi artistë dhe qytetarë shumë të përgjegjshëm”.

Share: