Home KRYESORE Elina Duni dhe Eda Zari vijnë nga jashtë për të mbrojtur Valbonën,...

Elina Duni dhe Eda Zari vijnë nga jashtë për të mbrojtur Valbonën, po VIP e ketushem c’bejne!?

Dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Eda Zari e Elina Duni kane ardhur ne Shqiperi ku do të performojnë në protestën kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë.

Në një intervistë për KTV ato kanë thënë se bukuritë shqiptare nuk mund të shkatërrohen, dhe iu kanë thirrje qytetarëve që të shkojne në numër sa më të madh ne koncertin e tyre proteste.

“Të gjithë artistët kanë ardhur me vullnetin e tyre për këtë kauzë. Është hera e parë që artistët i bashkohen një liste qytetare. Uroj që të ketë sa më shumë njerëz dhe besoj se do të jetë një koncert magjik. Jemi shumë të lumtur që po e bëjmë këtë gjë, shpresojmë se kjo nismë nuk do të mbetet vetëm aty. Momenti që uji të futet në tuba do të thotë se është vdekja e gjithçkaje, Valbona është e gjithë shqiptarisë. Na dhemb në zemër nëse një gjë e tillë ndodh”, ka thënë ndër të tjera Elina Duni.

Ndersa Eda Zari ka thënë se së bashku duhet t’i thuhet jo shkatërrimit të Valbonës. – “Të gjithë së bashku do t’i themi jo shkatërrimit të Valbonës”, ka thënë Eda Zari, e cila ka ftuar qytetarët në protestë”, ka thënë Zari.

Protesta me moton “Mos ma prek Valbonën” fillon sot nga ora 14:00. por a nuk duhet te ishin atje edhe Ardit Gjebrea, Alketa Vejsiu, Besa, Alban Skenderaj e shume te tjere qe, nuk kane nevoje per te marre avion e te vinin ne atdhe per te mbrojtur natyren qe na e ka dhene Zoti e po e shkaterron makuteria per sa me shume para ne xhepa? Apo edhe keta i sherbejne vetem lekut…?!

Share: