Home KRYESORE Endira Bushati: Ç’ditë e mërzitshme në Shqipëri!

Endira Bushati: Ç’ditë e mërzitshme në Shqipëri!

Sapo i hodha një sy lajmeve të ditës…:

1. Mimi i qenka përgjigjur Manjanit, duke thënë që ushtria jonë merret me çështje serioze.

Pse nuk ju kujtohet ju që ushtria pastroi ca plehra, nuk është faji i Mimit!

Një ushtri serioze si e jona, shtet në NATO mund të pastrojë kanoçe, po kurrsesi kanabis…që të jemi të qartë!

2. Ilva Tare drejtonte debatin në FRESH…  Se me kë është martuar kjo…..?

3. Bojaxhiu, më në fund, qenka bërë kryetar i një partie…. Ai hetimi për pastrim parash, vazhdon vallë?

4. Rama dhe Vuçiç, nuk e paskan marrë në konsideratë Kosovën Shtet…..E pse duhet ta marrin?

5. Ca avionë kishin fluturuar andej nga bregdeti…. Po nuk pamë nëndetëse, nuk quhet!

E tha mbrëmë Rama, që kazanëve u duket sexy të jemi Kolumbi e Europës…

Por, pa nëndetëse, nuk e meritojmë çmimin sexy “Kolumbi e Europës”!

Ç’ditë e mërzitshme në Shqipëri!

Share: