Home KRYESORE Gani Murati: Ne Dibër fitoi mielli dhe paraja!

Gani Murati: Ne Dibër fitoi mielli dhe paraja!

A u blenë votat ne Dibër? Sigurisht kjo pyetje pret përgjigje nga institucionet përkatëse, por është fukarallëku atje te bën ta besosh apriori një mundësi te tille atje dhe ne te gjithë Shqipërinë!

Gani Murati, aktivist i Forumit Rinor te Partisë Demokratike thotë për Perqasje.com se “sëmundja” e thesit te miellit nuk u ndal as me zgjedhjet ne Dibër. Murati shton se sipas te dhënave qe ai ka nga Dibra, ne Maqellare janë shperdarë thasë miell, dhe mbi 6 milion leke te vjetra.

– “Banori i zonës’ Kristaq Muci denoncon se si u mashtrua me 2 thasë miell dhe 70 mije leke” – na shkruan Murati duke shtuar se njerëzit e PS, kane shkuar nga ora 00:00 e darkës për te blere vota!

Sipas burimeve te tij, ata kane shkuar tek banoret me makina dhe bagazhe te mbushura, duke i marre banoreve kartat dhe emrat ne fletore.

Te gjitha këto mund te jene te dhëna subjektive – thotë Murati qe nga ana tjetër është i bindur qe me zgjedhjet e Dibrës dhe standardin qe ato demonstruan askush nuk mund te krenohet!

Murati beson se partia demokratike duhet te beje me shume qe te garantoje votën e qytetarit dhe te mos lejoje te luhet me varfrin dhe pushtetin demokratik te votës.

Ai beson se vetëm programi i partisë demokratike mund te ndryshoje situatën e rende ekonomike ne Shqipëri dhe te jape alternativat e duhure për prosperitetin e vendit!

Share: