Home KRYESORE Hetim për çdo vendim që është dhënë për hotel “Vollgën” ne Durres

Hetim për çdo vendim që është dhënë për hotel “Vollgën” ne Durres

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet për të gjithë ata gjyqtarë që janë shprehur me vendim për ish-hotel Vollgën në Durrës. ABC News ka mësuar se dy prokurorët e çështjes, kanë sekuestruar të gjitha vendimet gjyqësore për ish-hotel Vollgën në Durrës të dhënë nga viti 2003 e në vazhdim. Kohë kjo që përkon edhe me nisjen e kalvarit gjyqësor të pretendentit të kësaj prone shtetasit Zamir Hasa. Ky i fundit, ka arritur që nëpërmjet një vendimi të dhënë nga Gjykata e Dërrësit në vitin 2003 të njihet si pronar i ish-hotel Vollgës. Vendim ky që më pas është lënë në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit, duke sjell një lum procesesh gjyqësore nga kompania arabe dhe bashkpëunëtori i drejtësisë tashmë, Ylvi Beqja.

Sipas prokurorisë, po hetohet vendimarrja e këtyre gjyqtarëve pasi dyshohet se kanë dhënë një vendim të paligjshëm, që kanë sjell pasojat për kompaninë arabe e cila në vitin 1994 e ka blerë pronën, tashmë të sekuestruar e njohur në Durrës si ish-hotel Vollga. Mësohet se krahas hetimit ndaj gjyqtarëve, po verifikohet edhe puna e disa avokatëve, që kanë përfaqësuar çështjen në këto procese gjyqësore. Hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, mësohet se nuk do i shpëtojnë edhe disa punonjës të administratës gjyqësore në Gjykatën e Durrësit, të cilët dyshohet se kanë favorizuar pretendentin Zamir Hasa.

Nga ana tjetër, pritet që në ditët në vazhdim për këto vendime, gjyqtarët, avokatët e punonjësit e administratës të merren në pyetje me cilësinë e dëshmitarëve, për të dhënë shpjegime për veprimet e tyre.

Sipas akuzës, vendimi i vitit 2003 dhe më pas i vitit 2008 nga Apeli ka bërë që Ylvi Beqja, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, të hap disa procese gjyqësore kundër këtyre dy vendimeve, për regjistrimin e pronës përsëri në emër të kompanisë që ai përfaqësonte. Duke parë problemet që po haste në regjistrimin e pronës, ai me ndërmjetësimin e një avokati të njohur, është takuar me Emiljano SHullazin të cilit i ka kërkuar ndihmë për pronën kundrejt një kontrate shpërblimi. Ky ka qenë edhe moment, sipas dëshimisë së Beqjas, që atiij, Emiljano Shullazi dhe banda e tij, i kanë vendosur dhe marrë shuma të ndryshme parash në formë gjobe, që kap shifrën e rreth 550 mijë eurove./Abc News

Share: