Home KRYESORE Ilir Meta kërkon eleminimin e partive të vogla?

Ilir Meta kërkon eleminimin e partive të vogla?

Zgjedhjet e Reja/ Ilir Meta do një Kuvend me 100 deputetë. Nuk kanë lidhje shpenzimet. Vendoset një prag i lartë në çdo rajon për partitë e vogla.

Shënjestra: PDIU, PR, PBDNJ, partitë e Blushit, Bojaxhiut ose të dyve bashkë. Rrezik hyrja ne Kuvend. Propozimi kundër biznesmeneve, demagogji apo pastrim në LSI?

LSI, partia me numrin më të lartë të biznesmenëve në Kuvend, thuajse 50%

Ilir Meta ka ndermend tua bej te veshtire mbijetesen partive te vogla.

Ne nje propozim te befte, kryetari i LSI-parti qe vijon te pretendoje se eshte rritur mjafte, tha se ulja e numrit te deputeteve ne Kuvend nga 140 ne vetem 100 deputete, do te rrise cilesine e institucionit.

Por ai duket se eshte i qarte ne qellimin e tij; Ulja e numrit te deputeteve ne Kuvend me 40 te tille, ne sistemin aktual zgjedhor-proporcional rajonal, rrit ne menyre te ndjeshme pragun e hyrjes ne Kuvend per cdo parti.

Thuajse e ben te pamundur hyrjen ne Kuvend per nje mori partish, perfshire edhe tre te fundit qe munden te hynin ne Kuvend, PDIU, PR, PBDNJ, ne pjesen me te madhe te rajoneve zgjedhore.

Por e njejta pamundesi, projektohet edhe per cdo parti te re qe kerkon te garoje perballe partive aktuale ne sistemin politik, te lajmeruara si partite e Blushit apo Bojaxhiut; mbase dhe nje e vetme-e te dyve bashke?

Nuk dihet ende cfare kerkon te arrije Ilir Meta me kete, por nese mendon se do te rrise peshen specifike te tij, kjo eshte e mundshme, po aq sa e pamundur mund te jete edhe per partine qe ai drejton ne rajone te rendesishme te vendit.

Nje skene trepolare me ate faktor kyc politik, mund te mbetet edhe dypolare nese pragjet ne rajonet zgjedhore behen te paaritshme edhe per te.

Por nje gje eshte e qarte, cdo alternative politike e te partive kryesore, nese ky propozim pranohet, eshte ne rrezik serioz.

Edi Rama-partneri kryesor ne nje koalicion qe po deshmon veshtiresi te medha, ju pergjigj Ilir Metes duke kerkuar diskutim te gjere per keto propozime. Natyrisht, duket se Edi Rama kerkon ne diskutime dhe partite kryesore nder te voglat e zakonshme, te cilat jane me shume se tre partite kryesore, por qe ne zgjedhjet e 2013-tes ishin ato qe e “fryne” LSI-per shkak te sistemit gjithnje.

  • Pastrim rrenjesor ne LSI?

Nderkohe pertej shenjestres se mesiperme, kryetari i LSI po mendon te pastroje shtepine e tij.

Deshtimi i propozimit te tij po aq te befte sa ky i sotmi- qeveri teknike, zgjedhje te parakohshme, duket se nuk eshte kaperdire nga Ilir Meta.

Nje njeri i afert si Artur Zheji, por edhe nje tjeter po aq afer-Andi Bejtja, i meshuan atekohe lajmit se Edi Rama kish “blere” deputete te LSI per te mbajtur qeverine ne kembe.

Meta nuk e pohoi kurre kete edhe pse dy te mesipermit thuhet se jane goja e tij; ai tha diku se ishte gati qe ti jepte disa deputete Edi Rames per te mbajtur nje qeveri me 71 deputete deri ne zgjedhje.

Por nuk paska qene kaq e thjeshte.

Ai sot tha se do duhej te ulej perfshirja e biznesmeneve ne Kuvend.

Ilir Meta arsyetoi se deputete qe vijne ne Kuvend nga biznesi ushtrojne presion mbi qeverine, politiken per interesa te ngushta.

Duke mos i kushtuar rendesi demagogjise se tij-LSI ka perfaqesimin me te madh ne Kuvend me biznesmene, duket se kryetari i LSI po pastron partine e tij.

Ne grupin e deputeteve te LSI, nga biznesi ne politike jane Agron Cela, Gjovalin Kadeli, Luan Duzha, Perparim Spahiu, Pirro Kapurani, Robert Bitri, Shkelqim Selami, Ylli Shehu.

Plot 8 deputete ne nje grup prej 18 te tillesh, thuajse 50%, gjysma e deputeteve te saj.

Mes tyre, jane edhe ata qe Artur Zheji dhe Andi Bejtja i permendnin larte e poshte si te shitur apo blere./Skandal.al

Share: