Home KRYESORE Kërcënon me armë dhe kryen marrëdhënie seksuale me dhunë

Kërcënon me armë dhe kryen marrëdhënie seksuale me dhunë

Një 25-vjeçar banues në Rrushkull të Durrësit raportohet se është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare.

I arrestuari është Sulejman Gjoka, i cili u denoncua nga shtetasja M.Xh, banuese në Bulqizë. Mësohet nga Policia se në orën 02:00 të së martës, Gjoka e ka kërcënuar me armë 24-vjeçaren dhe e ka çuar në një hotel në Durrës, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Share: