Home KRYESORE “Koalicionet politike”

“Koalicionet politike”

Nga Frederik Ruço

Partite e ashtu quajtura të vogla, vendosën në Tetor të 2015-ës të fillonin një Kuvend dhe për ta vazhduar atë, përderisa të plotësonin amendamentet për ndryshimin në Kodin Zgjedhor prej pesë pikash:

1. Sistemi zgjedhor proporcional duhet të shoqërohet me korrektim kombëtar.

2. Administrimi i proçesit zgjedhor në të gjitha nivelet të bëhet nga komisjone jo partiakë dhe, numërimi i votve të bëhet me paisje elektronike.

3. Të garantohet mbulimi mediatik i fushatave në televizionet kombëtare në mënyrë të barabartë për të gjitha partit që marrin pjesë në zgjedhje.

4. Të krijohen kushte ligjore që në zgjedhje të përgjithshme të marrin pjesë dhe qytetarët shqiptar që janë në mërgim.

Me /15/04/2015 në hotel Tirana ishte takimi i radhës për me kuvendue 45 partit e ashtuquajtura të vogla ku në brendi të tyre kanë vlera të mira të cilat nuk janë vënë në pah për shkak të shfrytëzimit nga partit të ashtuquajtura të mëdha PD-PS. Të gjitha partit jo parlamentare në vazhdimsi kanë pasur parasysh rregullimin e nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë. ishallah i del për mirë dhe mos t’i ngjajë kuvendeve të tjera të sabotuara nga konspiracionet e ndryshme sikurse ka ndodhur gjatë historiografisë së kuvendeve pa mbarim që shqiptarët kanë bërë dhe më parë.

Koalicionet (marrveshjet) (lidhje e përkohëshme ndërmjet partishë ose shtetesh që bëhet për një qëllim të përbashkët) është një nocion që kushtëzon domosdoshmërisht, premtimet e përbashkëta. Koalicionet kanë rëndësi se hedhin vlerën si njësi matëse në jetën sociale e cila ka rëndësin e vet.

Përsa i përket prodhimtarisë së pjesës politike nga bashkimet (koalicionet), është diçka tjetër e cila është shumë e rëndësishme. Po të ketë marrveshje politike vlerash, qytetarëve i plotësohen kushtet për jetesë normale e nëse ka marrveshje jo vlerash, jeta e tyre shkon rrokopujë. Solla këtë shembull, për të pasqyruar deri diku kuptimin e kualicioneve që kanë bërë shqiptarët që në lindjen e tyre, kur në marrveshje (kualicione) me fqinjët.

Por, a kanë fituar prej tyre? Në të shumtat e rasteve jo!! Përse ka ndodhur ky fenomen vetëm me ne shqiptarët? Zoti na dhurojë vendin dhe, rracën më të mirë në rruzullin toksorë. Na dhurojë gjithashtu besën, trimërinë, guximin për të mos pasur frikë për të mbrojtur nderin, pronën, kombin. Por a na kanë lënë pushtuesit y’i praktikojmë e t’i shijojmë? As bëhet llaf. Gjatë pushtimeve që i kanë ndodhur shqiptarëve, kanë bërë marrëeshje (koalicione) me fqinjët më pas ja kanë shkelur.

Gjatë pushtimit Otoman, ne kemi pësuar më keq se popujt e tjerë. Serbët bënin koalicion me shqiptarët, sllogani i tyre ishte: “bashkarisht të luftojmë pushtuesit”, por anjëherë se mbajtën atë. Nëntë shekuj e gjysëm më parë, shqiptarët janë munduar të bëjnë marrëveshje me rracën bizantine, kurrë nuk i shkelën ato, vetëm e vetëm që të kenë stabilitet në marrëdhëniet shqiptaro-sllavo-serbe-greke.

Kështu pra, shqiptarët gjatë tërë historisë kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për marrveshje me fqinjët e cila fqinjsi u sajua nga zorri prej dyndjeve, pushtimeve, gjenocideve dhe zaptimeve me dhunë të tokave të trashëguar nga Ilirët. Nga ato marrëveshje që shqiptarët nuk i shkelën, përfundonin me shkelje nga popujt fqinj. Konspiracionet në çdo rast i kanë skelur marrveshjet, jo vetëm i kanë shkelur por kanë nxitur nga brenda e nga jashtë përçarje ndërshqiptare.

Po t’i kthehemi kuvendeve që kanë bërë shqiptarët me vetëveten: që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot, nuk janë marrë vesh. Pas L.D. botërore shqiptarët bënë përsëri marrëveshje me komunistët por përsëri pa rezultat. Por dhe pas rënies së murit të Berlinit, shqiptarët përsëri bën marrëveshje me neokomunistët por mbetën akoma më të zhgënjyer. Dihet pas viteve 90 Lëvizja Studentore kishte qëllimin që në Shqipëri të kishte ndryshime rrënjësore ku brenda kësaj Lëvizje kryesorja ishte vendosja e pluralizmit të mendimit politik e cila u dhunua (u përdhos) nga dy partit e mëdha.

Përse ndodhi kështu? Sepse nuk mund të shpërbëheshin nga sistemi i trashëguar enverist, këtë e shfrytëzojë ramizizmi që do të thotë se këtë lëvizje e shfrytëzuan dallkaukët të cilët e ideuan po vetë. Ka një shprehje: “streha e fundit e dallkaukëve është nacionalizmi” Pra, janë po ata bijtë e rregjimit të kaluar enverist.

Të gjithë kryeministrat që u vunë në krye të pushtetit pas viteve 90 janë përfolur nga qytetarët. Përse? Sepse ndërtimin e shtetit e kanë bërë me nepotizëmin e. trashëguar nga e kaluara e pushtetit diktatorial, pa përjashtuar konspiracionet, që ende vazhdojnë. Udhëzimet kanë qenë nga konspiracioni serbo-greko-sllavo-bizantin që pushteti kurrë të mos bjerë në dorën e elitës kombëtarë.

Vijmë në kualicionet e ngrohta; çfarë duhet të themi sot për to? T’i marrim me rradhë: kualicioni i majt ende nuk po i tregon muskujt për të bërë shtet dhe, pse e ka premtar një gjë të tillë. P.S. i ka hapur kanatat për anëtarësim rinor etj, sikur të mos kishin mentesha. Ajo pret çfarë t’i vijë në sofër, ani se s’kanë vlera. Ato që pretendojnë të marrin pjesë në këtë sofër nuk duan t’ia dinë fare për jetën e qytetarëve, sulmojnë vetëm për një karrike pune, duke menduar se sjell pasuri.

Në hyrje të shkrimit kam shkrojtur për marreveshjet (koalicioneve) nërmjet sllavëve dhe shqiptarëve. Të parët synonin të rrëmbenin tokat e qytetarëve shqiptarë, por sot në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar çfarë synojnë politikanët shqiptarë? Asgjë tjetër veçse synojnë të marrin karriken e pushtetit me anën e vjedhjes së votave të qytetarëve shqiptarë, vetëm për pasurim të pa merituar.

Ku është ndryshimi i konspiracionit sllavo-bizantin me karriken e politikanit shqiptar të sotëm? Të dy palët; rrëmbim, pasurim. Gjithmon e kanë ngrënë të ndershmit. Po unë çfarë kërkoj që po hedhë këto mendime? Asgjë, veçse kërkoj koalicione të bazuara në vlera që do të thotë: në drejtime publike institucionale të rëndësishme pushtetore të vihet vlera. Marrëveshjet si kurse e kamë cilësuar dhe në fillim janë të pa shmangëshme për njeriun si individ por të pa shmangëshme janë dhe midis shtetesh e politikanësh.

Lus Zotin në marrëveshjet e ngrohta të jenë marrëveshje vlerash. Të ndreshmit (kupto nacionalizmin shqiptarë), s’kanë reshtur duke bërë marrëveshje gjatë gjithë historis. Në kuvendet e njëpasnjëshme nacionalizmi shqiptarë kurrë s’ka menduar të bëjë agresion ndaj sllavo-grekëve. Nocioni; nacionalizëm duhet t’i ngulitet shqiptarëve se është krejtësisht i bazuar në mbrojtje të familjes, nderit, pronës, traditës dhe kombit. Nocioni në fjalë për shqiptarët duhet të ketë të njëjtin kuptim dhe vlerësim, atë të bërjes së një shteti ligjor, të drejtave të njeriut në bazë të Kartës së Helsinkit e mbi vlerat demokratike.

Të gjithë tashmë e dinë se pas okupimit komunist që i ndodhi Shqipërisë në vitin 1945, elita që studjoi në Perëndim u eleminua krejtësisht. Ky okupim, i pësuar pë shqiptarët nga konspiracioni sebo-sllavo-bizantin bëri kërdinë me të gjithë ata që e donin Shqipërinë të lirë deokratike me mentalitet Perëndimor. Shqiptarët jetën e lirë e demokracinë do ta shijojnë vetëm atëhere kur Anglo-Saksonët ta nxjerin nga bataku i konspiracionit pansllavist.

Historikisht marreveshjet e shqiptarëve ndërvete kanë përfunduar në mosmarrveshje. Në Shqipëri pas viteve 90’ marrveshjet janë bërë me kahje nga nepotizmi i rregjimit të kaluar enverist, sikurse kemi thënë më lart. Elita e ndershme shqiptare duke përfshirë edhe klasën e përmbysur nga rregjimi i kaluar ende nuk po ingranohet në lëvizjet e pluralizmit të mendimit të politikës shqiptare.

Transparenca dhe toleranca nuk po gjejnë vend në politikën e ditës dhe si pasojë ka vetëm një balancë për tu ekjlibruar, atë, të një opozite që me të vërtet kur del në opozitë të luaj rolin për ta mbajtur gjallë demokracinë. Për fat të keq nuk ka opozit të vërtetë sot për sot, sepse të dy palët qeverisin me rrotacion të kurdisur nga konspiracionet e ndryshme që livadhisin në Shqipëri si ja do qejfi. Pushtetarëve që vihen nëpër institucione, nga nepotizmi, terrenin ja shtrojnë vasalët (ai që varet plotësisht nga dikush), të cilët nuk mërziten së bëri këtë punë. Uroj kuvendet pasardhës të mos shkojnë si paraardhësit.

Share: