Home KRYESORE KUSH NUK TRADHËTON GRUAN, NUK ËSHTË BURRË?!

KUSH NUK TRADHËTON GRUAN, NUK ËSHTË BURRË?!

NGA HABERET E MITRO CELAS

Pyetje: E ke tradhëtuar gruan?
PËRGJIGJE.-Ka shkruar Teodor Keko: Kush nuk tradhëton gruan, nuk është burrë?!
Pyetje: Keni botuar librin “Kronikën e një politikani të dështuar”. Pse?
PËRGJIGJE.- Kohë më parë isha në Madrit.

Domosdo shkova në muzeun”Pikaso”. Ishte java e Rembrandtit. Më ka ngelur ndërmend një autoportretet i piktorit. E kshte paraqitur veten as femër dhe as mashkull. Tallej me veten. Është kulmi i suksesit kur piktori, shkrimtari arrijnë të tallen me veten. Dhe nuk është e lehtë sepse imagjinoni se çfarë reagimi do të kishte nëse p.sh. kryeministri do të vetëtallej…?!

Pyetje:Nëse nuk do të ishte politika, për çfarë do të shkruanit?
PËRGJIGJE.-Për seksin.
Pyetje:Ju flisni për gjëra serioze me humor. Sa seriozisht të marrin?
PËRGJIGJE.-Gjërat më serioze thuhen me humor. E pyetën një bizesmen: -Si u bëre milioner?…Gruaja-tha ai….-Si të bëri?…-Isha miliarder,- u përgjigj burrë ziu.

Pyetje: Çfarë mendon gruaja, për gjërat që shkruan?
PËRGJIGJE.-Shkrime bajate. Më vjen turp nga shoqet..

Pyetje: Martesë e dytë me të njëjtën grua. Pse nuk e këmbeve?
PËRGJIGJE.-Ma kishte qejfi. I rashë lapsit. Nuk është kollaj të martohesh me një gocë të re. Ajo do kërkoi seks çdo natë. Unë gjumë. Punë kandari, de.

Pyetje: Ku ndryshon martesa e parë-35 vjeçar-, nga e dyta – 61 vjeçar.
PËRGJIGJE.-E para kishte seks. E dyta kishte gjumë…

Share: