Home KRYESORE Maratona, rrugët që bllokohen të dielën në Tiranë

Maratona, rrugët që bllokohen të dielën në Tiranë

Bashkia njofton se ditën e dielë do të jenë të bllokuara disa prej akseve kryesore në në kryeqytet, për shkak të zhvillimit të Maratonës së Tiranës.

Nga ora 5 e mëngjesit të së dielës deri në orën 14.00 do të bllokohen akset: rruga e Durrësit, Dritan Hoxha, austrada nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Rinasit.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia Tiranë thotë se do të jenë të angazhuar 130 efektivë të policisë bashkiake.

Share: