Home KRYESORE Mbas rrëzimit të Nishanit, do ta çojë Meta, “Plehra-Gate” në referendum?

Mbas rrëzimit të Nishanit, do ta çojë Meta, “Plehra-Gate” në referendum?

Dukshëm kryeministri është i shqetësuar për hapin e hedhur për ligjin e Plehrave.

Masat e jashtëzakonshme mediatike që ka ndërmarrë e tradhëtojnë këtë.

Mbas anti-protestës që sajoi duke sinkronizuar mbledhjen e Asamblesë së PS, në të njejtën kohë me Protestën e Aleancës kundër Plehrave, ai morri edhe disa hapa të tjera.

Nxorri një xhiro një video speciale ku rendiste të “mirat” kundër plehrave, që sillte ligji për Importin e Plehrave.

Pastaj, paralelisht me këtë sulmoi Ben Blushin duke futur përmes mediave të veta, nënshkrimin e tij, mbi një vendimmarrje plehrash, në vitin 2004.

Një Vendim në kufinjtë e fallsifikimit apo të së vërtetës, por gjithësesi, ndotës, për të rrëzuar cdo kauzë morale të Blushit, që u largua zyrtarisht nga PS.

Përveç kësaj, kryeministri, i pangopur në ndërmarrjen e masave dhe krejt i pasigurtë, futi në centrifugën e mediave të veta, sulme ndotëse edhe kundër Koco Kokëdhimës dhe njëkohësisht dialogime intensive në Fb, për Çështjen e Importit të Plehrave.

Mirëpo në 24 orët e fundit, aleati Ilir Meta, nënvizoi se vullneti për Referendum kundër ligjit të plehrave, duhet të respektohet.

Ndërsa deputeti i LSI, Përparim Spahiu, doli dhe u bashkua me protestën e AKIP, në platformën e tij kandiduese që shpalosi ndër të tjerat në Dibër, tha ndër të tjerat se nuk mund të vazhdohet që LSi të vendoset përpara “Faktit të kryer”, për vendimmarrje që nuk janë produkt i saj politik.

Duket se mbas rrëzimit të sigurtë, e pra mosdekretimit që presidenti Nishani, do ti bëjë ligjit për Importin e Plehrave, do të hapet një spirale e re dhe e fortë kundërshtimesh.

63 votat e datës 21 shtator, duket se do të jetë më e vështirë për tu bërë edhe njëherë bashkë në një votim të dytë./360grade.al

Share: