Home KRYESORE Mbetjet, Pergenjeshtrohet Edi Rama/ Kamera e Publicus hyn në laboratorin e plehrave.

Mbetjet, Pergenjeshtrohet Edi Rama/ Kamera e Publicus hyn në laboratorin e plehrave.

Kamera e emisionit më të ri “Publicus” në Vizion Plus ka mundur të depërtojë në laboratorin e Agjensisë kombëtare të mjedisit, për të cilin flasin të gjithë, por të cilin nuk e ka parë askush.

Lapsi.al shkruan se eshtë pikërisht ky laborator që është servirur nga kryeministri Rama si një nga garancitë më të mëdha se në Shqipëri nuk mund të hynë plehra te rrezikshme.

Ne fakt, Rama dhe mbështetësit e tij kanë folur për investime të mëdha, çertifikim nga BE, shume trajnime etj…

Por realiteti që tregon kamera e “Publicus” ka nxjerrë në pah një skandal. Në katër vite aty nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë (ashtu sikurse e tregon edhe videoja poshtë).

Autori I programit, Artan Rama, ka shkuar vetë ta prekë nga afër këtë skandal duke I marrë në pyetje punonjësit, por ata janë përgjigjur se ndryshimi më I madh është hapsira me më shumë ambiente.

“Pas këtij investigimi serioz bëhen edhe më të mëdha pikpyetjet: Kur gënjeu edhe për këtë garanci çfarë interesash ka kryeministri me importin e plehrave?” – shkruan Lapsi.al.

Video:
Share: