Home KRYESORE Mesila Doda per Kristi Pinderin: “Unë nuk kam asnjë qëndrim ndaj seksualitetit,...

Mesila Doda per Kristi Pinderin: “Unë nuk kam asnjë qëndrim ndaj seksualitetit, por jam pro familjes”

Këtë të premte në “Top Show Magazine” ishte e ftuar edhe deputetja Mesila Doda. Ajo foli jo vetem për njohjen e çështjes çame nga Komisioni Europian, por për sa i përket debatit mes saj dhe Kristi Pinderit.

E pyetur nga Alban Dudushi ajo u distancua fillimisht nga prononcimi për këtë: “Pas çështjes çame nuk mund ta ul debatin në këtë nivel dhe të flas për këtë histori. Më fto në një emision tjetër. Refuzoj çfarëdolloj debati që nuk i përshtatet aspak çështjes kombëtare”.

Pas këmbënguljes së moderatorit Dudushi për ta prekur sado pak si temë dhe pse Mesila mban këtë lloj qëndrimi, ajo shtoi:

“Unë nuk kam asnjë qëndrim ndaj seksualitetit, por jam pro familjes dhe pro jetës. Në momentin që kemi probleme më të mëdha, si ekonomia dhe çështjet e dhunës familjare, debati për martesat e LGBT më duket i dorës së dytë. Unë nuk kam frikë ta them mendimin tim hapur dhe ligjin për diskriminimin unë e kam votuar. Problemi im qëndron kur bëhen lobime për të imponuar idenë që ky është një model i një familjeje normale, për mua nuk është”, – ka përfunduar deputetja e PDIU-së, duke treguar qartë që nuk donte të fliste më shumë rreth kësaj historie.

Share: