Home KRYESORE Mijëra myslimanë falen në mes të Romës, protestojnë për mbylljen e xhamive

Mijëra myslimanë falen në mes të Romës, protestojnë për mbylljen e xhamive

Mijera besimtarë myslimane kanë zgjedhur të falen pranë Koloseut në Romë, në shenjë proteste për mbylljen e xhamive.

Shumë prej besimtarëve mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Paqe” dhe “Hapni xhamitë”.

“I kanë vënë kyçin xhamive, duhet të na i hapin përsëri. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën të na sigurojnë një vend tjetër ku të lutemi”, ka thënë një besimtare myslimane.

Policia italiane ka mbyllur shumë institucione kulti të besimit islam në Romë, duke privuar të drejtën e ushtrimit të besimit rreth 100 mijë myslimanëve që jetojnë dhe punojnë në Romë.

Në tootal janë mbi 1.6 milionë myslimanë që jetojnë në këtë vend, ndërsa ideja e xhamive të sajuara në garazhe ka shkaktuar goxha debat.

Politikanja e djathtë romane, Giorgia Meloni, e partisë “Vëllezërit e Italisë”, që doli e treta në zgjedhjet vendore të këtij viti, ka apeluar për kontroll më të madh mbi vendet myslimane të kultit, e kërkon po ashtu që lutjet, detyrimisht të këndohen në gjuhën italiane. /albeu.com/

Share: