Home KRYESORE Mijëra qytetarë protestojnë përpara kryeministrisë kundër importit të mbetjeve

Mijëra qytetarë protestojnë përpara kryeministrisë kundër importit të mbetjeve

Disa mijëra qytetarë marshuan të shtunën nga Parku Rinia drejt godinës së kryeministrisë, nga ku i bënë thirrje presidentit të mos e dekretojë ligjin e importit të mbetjeve dhe deklaruan se kryeministri Rama po i tradhton shqiptarët duke mbështetur interesat e disa kompanive të riciklimit.

Autor: Ivana Dervishi BIRN

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Boll plehra ka Shqipëria”, “Të pastrojmë Shqipërinë, pastaj botën”, “Ky ligj vjen erë vdekje”, si dhe “Biznes plehrash, deputetë kazanësh, referendum!”.

Qytetarët ngritën kartonë të kuq për të shprehur votën e tyre kundër ligjit që i hap rrugën importit të mbetjeve në shtetin shqiptar dhe bënë thirrje si “turp! turp! turp!”.

Ata marshuan drejt institucionit të kryeministrisë duke kënduar himnin shqiptar dhe e cilësuan ligjin si shkelje të interesave të Shqipërisë për një të ardhme të shëndetshme e të begatë.

“Ky është një marshim i Shqipërisë drejt Europës me ne si qytetarë të përgjegjshëm… që protestojnë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ky është një marshim që do të zgjojë kurajën e qytetarëve,” tha në protestë aktivistja Kozara Kati.

“Jemi këtu për ta detyruar politikën shqiptare të dëgjojë zërin e popullit [kundër importit të mbetjeve]”, shtoi ajo.

Marshimi i mijëra qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. 1 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Protestuesit i bënë thirrje presidentit të Shqipërisë të mos e dekretojë ligjin e miratuar nga parlamenti dhe shprehën vendosmërinë për rrëzimin e ligjit të importimit të mbetjeve me të gjitha mënyrat e mundshme.

“Ishin 63 deputetë që e menduan të lehtë kalimin e ligjit me kartonët e tyre, por janë mbi 63 mijë qytetarë që i kanë thënë jo plehrave” tha në protestë aktivisti Lavdosh Ferruni, duke iu referuar nismës për referendum.

Ndërsa recitonte vargjet e rilindasit Naim Frashëri, aktivistja Brizida Gjikondi deklaroi në protestë se politikanët që lejuan importin e plehrave në Shqipëri, kanë hequr dorë nga kombi.

“Importi i plehrave është tradhti e pastër e Shqipërisë. Kjo klasë politike e ka shfrytëzuar në mënyrë kriminale shtetin, por Shqipëria nuk mund të zhvillohet me import plehrash,” tha Gjikondi.

“Rama e shkeli fjalën e dhënë, edhe si burrë, edhe si shqiptar!” shtoi ajo.

Marshimi i mijëra qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. 1 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Marshimi i mijëra qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. 1 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Mijëra protestuesit e akuzuan kryeministrin Rama se e ka tradhtuar elektoratin e tij dhe popullin duke shkelur fjalën e dhënë në vitin 2013 për moslejimin e importit të mbetjeve.

“Të gabosh është njerëzore, por të jesh kokëfortë në kurriz të popullit është djallëzore… Ju na keni mashtruar, i keni tradhtuar shqiptarët”, tha në protestë aktivisti Besmir Agalliu.

Duke folur të shtunën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama e mbrojti ligjin e importit të mbetjeve duke e quajtur atë të domosdoshëm.

“Ligji për mbetjet, i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicies sonë për një Shqipëri më të pastër”, tha kryeministri Rama.

Tre deputetë të PS dhe LSI, Shalsi, Bushati dhe Derveni propozuan në korrik rikthimin e importit të mbetjeve me arsyetimin se “nxit industrinë e riciklimit në vend dhe krijon mijëra vende të reja pune”.

Ligji kaloi më 23 shtator me 63 vota pro të deputetëve të PS dhe LSI dhe 27 vota kundër. Miratimi i tij ka nxitur protesta të shumta në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë, të cilat aktivistët paralajmëruan se do të vazhdojnë.

Foto

Share: