Home KRYESORE Mjalinda Bregu kundër Lulzim Bashes per listat zgjedhore!

Mjalinda Bregu kundër Lulzim Bashes per listat zgjedhore!

Tashmë që ligji për strukturën e posaçme që do të luftojë korrupsionin ka hyrë në fuqi; opozita gjykon se kjo strukturë duhet të ketë në fokus edhe krimin elektoral. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se njëprokuror i posaçëm, duhet të merret vetëm me financimin e fushatave elektorale që përben një prej problemeve më të mprehta në zgjedhje.

“Një prokuror i veçante emërohet pranë njësisë speciale të antikorrupsionit, sepse korrupsioni më i madh është korrupsioni që fillon me votën”, tha Bregu.

Zyrtarisht, PD në platformën e saj ka kërkuar që Byroja Kombëtare e Hetimit të merret me krimin zgjedhor, por Bregu ka dhe një shembull si e realizon këtë fqinji ynë, Mali i Zi.

“Partitë politike raportojnë shpenzimet e fushatave të tyre çdo javë në periudhën e fushatës. Në momentin kur ka mospërputhje, bëhet një auditim i menjëhershëm nga një grup i ngritur nga KLSH, i cili në bazë të kërkesës së prokurorit të posaçëm që caktohet vetëm për zgjedhjet, e ndjek çështjen dhe e çon menjëherë në Gjykatë. Në momentin kur shumat janë më të mëdha, ka vendime të cilat janë më të rënda, para gjykatës çohet kryetari i partisë politike.

A e mendoni se çfarë do të ndodhte nëse kryetari i partisë më të madhe të mazhorancës në Shqipëri do të shkonte para gjyqit për mashtrim elektoral? Nuk ka raport në botë, OSBE/ODIHR apo vëzhgues ndërkombëtar që mund të legjitimojë një palë zgjedhje”, u shpreh deputetja demokrate për “V+”.

Kryetarja e komisionit të integrimit vlerëson pozitivisht momentin kur PD kushtëzoi reformën në drejtësi me reformën zgjedhore, pasi opozita e ka jetike këtë reformë, e sipas saj, PD nuk duhet të tërhiqet edhe pse ndryshimi i kodit elektoral është zvarritur për kaq shumë muaj. Ndërsa për debatin më të fundit për sistemin elektoral, Bregu është pro ndryshimit të sistemit

“Duke qene se kam kaluar edhe garën e sistemit mazhoritar dhe kete “te lehtën” se je ne liste dhe del fitues; unë them qe per këdo qe ka dëshire te investoje ne politike dhe qe eshte i interesuar ta përballë veten ne gara reale, jo te fitoje ne tavoline, sigurisht qe mazhoritari është nje mundësi shume e mire. Ose personalizimi me individë, jo nje liste e mbyllur ku te votohet vetëm per siglën e partisë”, theksoi Majlinda Bregu.

Bregu ndan nje opinion te kundër me Partine Demokratike ne lidhje me hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE. Duke sjelle ne vëmendje se ne momentin e pare qe PD kaloi ne opozite premtoi se nuk do te sillej si kryesocialisti Rama e nuk do te pengonte integrimin; Bregu beson se përparimi ne rrugën e integrimit është interesi me i mire i qytetareve shqiptare.

“Ndaj sot dhe jo vetem sot, por sigurisht derisa te mendoj dhe te besoj se politika me te vërtet sjell ndryshime per mire, une nuk do te kem asnjë qëndrim tjeter; po negociatat e anëtarësimit te Shqipërisë me BE duhen çelur”, tha Bregu.

Por lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se nuk mund te hapen negociatat nje vendi qeveria e te cilit vjedh zgjedhjet dhe e ka mbushur vendin me droge./dita.al

Share: