Home KRYESORE Nuk është turp të angazhohesh në protesta politike. Turp është në protesta...

Nuk është turp të angazhohesh në protesta politike. Turp është në protesta partiake

Nga Sokol Shameti

Nuk është turp të angazhohesh në protesta politike. Turp është të rreshtohesh në protesta partiake. Mund të jesh partiak pa qenë fare politik – shikoni partitë shqiptare. Mund të jesh politik pa qenë partiak.

Njeriu është “kafshë politike” sipas Aristotelit. Hiqi atij politiken, mbetet vetëm kafsha. Kush kërkon të na armiqësojë me politikën është ai që na do në gjendje shtazore.

Politika nuk mund të mbetet ekskluziviteti i një grushti të privilegjuarish të cilët shpejt kthehen në mbarështues të legjendës se politika për ne të tjerët është punë me zarar, se duhet të jemi të depolitizuar.

Duke promovuar distancën tonë nga politika, ata kultivojnë afrinë tonë me jo-njerëzoren, me kafshëroren. Sepse siç dihet, kafshën e nënshtron kollaj.

Ndaj, mos u trembni nga politika, as nga politizimi. Jini krenarë me të menduarit dhe vepruarit tuaj politik, sepse kjo tregon se jeni njerëz. Trembjuni të kundërtës.

Share: