Home KRYESORE Pamjet e rënda të aksidentit të sotëm në Kashar (VIDEO +18)

Pamjet e rënda të aksidentit të sotëm në Kashar (VIDEO +18)

Një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës i ka kushtuar jetën një burri në mesomoshë. Pamjet e para kanë ardhur  në redaksinë e Jetaoshqef nga kalimtarët, të cilët përshkruajnë atë që ka ndodhur.
Siç mund ta shikoni edhe nga fotot e videoja e mëposhtme, burri dyshohet të ketë qenë një endacak, i cili ka tentuar të kalojë në mes të autostradës, jo në mbikalim dhe veprimi i tij ka qenë me pasoja fatale.
Ai duket i shtrirë në mes të autostradës ndërsa policia i qëndron pranë dhe ambulanca nuk ka mbërritur ende.
“Ambulanca nuk ishte e QSUT, eshte ambulanca e bashkise per sherbime vullnetare”, – thotë ndër të tjera qytetari, i cili komenton gjatë kohës që mbërrijnë bluzat e bardha, por që tashmë ishte shumë vonë për fatkeqin./JOQ

Share: