Home KRYESORE Parashikimi i motit, priten reshje në gjithë vendin

Parashikimi i motit, priten reshje në gjithë vendin

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët. Më të theksuar në verilindje të vendit.

Parashikohet që pasditja të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike në zonat veriore duke bërë që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent por e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por orët e mesditës do të sjellin rritje të lehtë të tyre. Era do te fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrije deri në 2 apo 3 ballë.

Share: